Seriale

Yvonne Strahovski në The Handsmaid’s Tale

yvonne strahovski

Adaptimi i veprës së Margaret Atwood për ekran të vogël po mbledh kastin. Pas ardhjes së Joseph Fiennes, e Elisabeth Moss, edhe një yll tjetër televiziv do të bëj paradën e saj në këtë serial.

Aktorja australiane Yvonne Strahovski e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin Chuck, do të jetë pjesë e tregimit që sjell një të ardhme të errët, të paspecifikuar në një shoqëri totalitare të njohur si Gilead. Kjo shoqëri është ngulfatur nga fundamentalizmi religjioz që ka sjell në kaos ambienti dhe rënie nataliteti. Karakteri i Yvonne Strahovski pritet të jetë një nga kryengritëset kundër këtij regjimi.

Seriali pritet të ketë dhjetë episode në sezonin e parë derisa xhirimet pritet të fillojnë këtë vjeshtë në Toronto.