Teknologji

Vegla ndihmëse për kërkime në Google

Makinat e kërkimit janë dizajnuar mjaft mirë për t’kërkuar gjithçka që keni nevoj në internet. Prap se prap ka raste kur deshirojmë diçka mirëpo Google nuk na i sjell rezultatet të cilat i kërkojmë. Në raste të tilla do t’ju paraqesim disa truke se si të googlliratni më mirë, gjithashtu të njejtat truke funksionojnë edhe në makina tjera kërkuese si Yahoo, Bing etj.

  1. Fraza e saktë

1

Mënyra më e thjeshtë dhe më efikase për t’kërkuar diçka në internet është kur e dini emrin apo frazën e sakt që dëshironi ta kërkoni dhe e fusni atë nën thonjëza. Psh., nëse e shkruani vetëm Maniakë t’filmit Google do t’ju shfaqë rezultate të cilat përmbajnë togfjalëshat <Maniakë> dhe <t’filmit>. Mirëpo, nëse i fusim nën thonjëza “Maniakë t’filmit” atëherë si rezultat do t’na shfaqen ato faqe të cilat i kanë diku në faqe në renditje të sakt sipas asja që e kemi shkruar.

  1. Përjashto shprehjet

2
Nëse keni bërë kërkimin me fjali të sakt mirëpo keni marr rezultate të shumta të cilat nuk ju hyn në punë, përjashto ndonjë shprehje e cila do t’i filtronte vetëm ato rezultate që ju interesojnë. Nëse bëni kërkim “Leonardo DiCaprio” –oscars do t’i gjeni ato rezultate të cilat nuk përmbajnë askund termin “Oscars”.

  1. Kushti “OR” – OSE

3
Nëse kërkoni diçka mirëpo nuk ju kujtohet se si shkruhet sakt, po që se i vendosni dyjat në kutinë e kërkimit Google do t’ju sjell rezultate për të dyja shprehjet. Që ta evitoni këtë problem, mund ta përdorni kushtin OR (nga Anglishtja: ose) e cila do t’i sjell rezultatet që në përmbajtje e kanë njërën apo tjetrën shprehje.

  1. Kërkimi me sinonime

4
Nëse kërkoni diçka miërpo nuk jeni të sigurt se si ta definoni atë, përdorimi i sinonimit do t’ju hyn në punë shumë. Nëse psh. ju vendosni të kërkoni diçka me fjalën “ninja” dhe si sinonim e vendosni “games”, rezultatet do të kthehen për ninja dhe games sikur përdoruasi t’i ketë kërkuar të dyja për njëherë.

5.  Kërko brenda faqes

5

Makinat kërkuese të shumë webfaqeve janë shumë të varfër. Mund të kërkoni në Google duke e përdorur domain-in e tyre si kufizim. Nëse kërkoni site:maniakat.com pastaj shënoni atë çka kërkoni, do të gjeni rezultate vetëm të faqës maniakat.com. Nëse i kombinoni kërkesat e ndryshme si kërkim, rezultati do t’jetë edhe më i sakt.

 

  1. Fuqija e yllit *

6

Ylli është një mjet shumë i fuqëshëm kur e përdorni në makinën kërkuese ose në pyetësor (querry). Mund ta përdorni kur ju mungon ndonjë karakter, fjalë apo një pjesë e fjalës, e cila është shumë e përdorshme për ta kompeltuar frazën, ose nëse jeni duke kërkuar ndonjë artikull dhe nuk keni definuar shumë fraza. Nëse do të kërkoni fjalën architect* makinat kërkuese do t’ju sjellin rezultatet ku gjendet fjala “architect”, mirëpo gjithashtu edhe architectural, architecting dhe çdo fjalë tjetër që ka si parashtesë fjalën “architect”.

  1. Kërkimi në mes të dy vlerave

7

Kur kërkoni ndonjë gjë e cila gjendet mes dy vlerave psh. ndonjë ngjarje mes dy periudhave kohore, atëherë është gjë e mençur që t’i përcaktoni vlerat e kufive duke përdorur veglën e definuar me dy pika dhe një hapsirë.

  1. Kërkoni fjalë në përmbajtje të faqes, titull apo në URL

8

Nëse ju duhet ndonjë tekst që gjendet Brenda një URL linku të faqes, në trup apo titull, atë mund ta bëni përmes veglave “inurl:” “intext:” apo “intitle:” Përdorimi i njërës do të sjell rezultatin specifik të cilin e keni kërkuar. Psh., intitle:recensim do t’i sjell rezultatet ku në titull e kanë fjalën “recensim”.

  1. Kërkoni faqe të ngjashme

9

Vegla ‘related’ është shumë e dobishme kur kërkoni faqe me përmbajtje apo natyrë të ngjashme. Nëse kërkoni related:imdb.com Google do t’ju sjell rezultate që i çmos si të ngjashme me imdb.com.

  1. Kombinoni të gjitha

10

Të gjitha veglat e kërkimit mund të kombinohen që ta zgjeroni kërkesën tuaj. Ndoshta disa prej tyre përdoren shumë më rrallë se të tjerat, mirë është që t’i njihni ato ashtu që mund t’i kombinoni.

Për deri sa Google dhe makiniat tjera kërkuese po zhvillohen dita e ditës me mbledhjen e të dhënave se si përdoruesit në mënyrë të natyrshme kërkojnë apo i shqiptojnë kërkimet e tyre, këto velga të fuqishme dita ditës do të bëhen të panevojshme. Sido qoftë për momentin janë më se të nevojshme dhe nëse dini t’i përdorni ashtu siq duhet, do të keni punë shumë më të lehtë kur kërkoni diçka në internet.

_____________________

Kushtrim R. Krasniqi