Seriale

Veep – Sezoni 6

Kanë qenë tri paralele në të cilat ka vazhduar të shtjellohet seriali edhe këtë sezon. Në fakt dy prej tyre nuk do të mund ti quanim paralele pasi kah fundi nisin të prishin drejtimin për tu takuar ndoshta. Nejse, për ata pak që ndoshta se kanë parë sezonin e fundit, do të provojmë kinse ta lëmë mister se çfarë ndodh në fund të sezonit.

Së pari, Selena. Pas presidencës përqendrohet në dy gjëra – librin dhe bibliotekën presidenciale. Por, një pjesë të konsiderueshme zë edhe Katari. Të tri këto procese, pa harruar edhe lindjen që bën e bija e Selinës, janë të mbushura me skena komike. Pjesa dërrmuese ka pranë karakterin e Tony Hale, Gerin. Harmonia skenike e Tony Hale dhe Julia Louis-Dreyfus mund të jetë ndër gjërat më të mira që kanë ndodhur në TV viteve të fundit.

Në anën tjetër, me kthimin e Majk në skenë, Ejmi sikur ka mbetur në prapavijë, por Riçard ka qenë aty të dal në plan të parë. Ekipi ka qenë në nivel edhe këtë sezon, ekipi i Selinës mendoj.

Ndërsa në paralelen tjetër kemi botën e Den Igën. Jeta e tij ka pasur tri pika goxha interesante me një fund të shkëlqyeshëm për mendimin tim. Ka qenë një shpërqendrim i këndshëm nga pjesa e Selinës dhe gjërat presidenciale.

E treta është bota e Xhonah. Timothy Simons meriton të shpërblehet për punën e mahnitshme që ka vazhduar ta bëj. Xhonah ka qenë një karakter i shkëlqyeshëm këtë vit me tërë gjërat që i kanë ndodhur. Ndoshta edhe pjesa tjetër më komike në polin e kundër të Gerit. Vërtetë më kanë kënaqur paraqitjet e tërë ansamblit.

Por, mbi të gjitha skenari ka qenë tepër i përsosur. Ka vazhduar të jetë një ndër komeditë më të mira në televizion, dhe nuk besoj që do të ketë rënie as sezonin e radhës. E për sezonin e radhës mëzi pres të shohim se çfarë do të ndodh me të ardhmen e Selinës. Mesa duket ky sezon ka qenë sikur një ngrohje për ato që pritet të vijnë. Nota personale: 5/5