Filma

Vazhdimet që nuk ndodhën kurrë

TO-BE-CONTINUED

Vitet e fundit jemi mësuar të shohim shumë vazhdime të filmave. Arsyje të shumta për të bërë një gjë të tille. Suksesi i filmave të parë, fitimet e shumta nga filmat e parë, mos pasja e një ideje për skenare më origjinale, si dhe arsyje të tjera. Jemi mësuar të shohim se vazhdimet e filmave kanë qenë kryesishtë dështime, e shpesh herë kemi dëshirë që ato të mos ndodhnin fare. Më poshtë është një listë e disa filmave të suksesshëm ku ishin planifikuar edhe vazhdimet e tyre, por një mënyrë apo tjetër nuk ndodhën kurrë.

 

“E.T. 2: NOCTURNAL FEARS”

Pasi E.T. u shfaq dhe u bë një hit i madh, Steven Spielberg dhe skenaristja Melissa Mathison dolën me iden potenciale për vazhdimin e filmit të parë ku Alienët do të vinin në tokë për të rrëmbyer fëmijët nga filmi i parë.

 

“GLADIATOR 2”

Filmi epik i Ridley Scott, Gladiator i cili ishte edhe fitues i Oscar u mendua të vazhdohej me një film të dytë. Ideja ishte që Maximus t’i luftonte perënditë Romake në jetën e përtejme.

 

“THE BREAKFAST CLUB 2”

John Hughes ishte i etur për të bërë një vazhdim i cili i mbledh personazhet 10 vjet pas origjinalit. Ai donte ta shmang MakeUp-et dhe për këtë donte që të priste 1994 për të filluar gjirimet. Mjerisht ideja ngeci. Një arsye e madhe ishte prishja e mardhënjeve në mes Hughes dhe yllit Judd Nelson. E pra, ai ishte problematik …

 

“EI8HT”

Pavarsisht që fundi i filmit Se7en nuk lë idenë që mund të ketë ndonje vazhdim, idea ishte që karakterit të Morgan Freeman ti jepeshin aftësi për të parashikuar të ardhmen i frymëzuar nga skenari i filmit Ocean’s Eleven. Skenari u rishkrua për vazhdimin e Ei8ht por ku i’u prezentua David Fincher ai u përgjigj se me pare do fuste ne cigare në sy sesa të bënte Ei8ght.

 

“FORREST GUMP 2: GUMP & CO”

Pavarsisht që pothuajse u tregua ç’do gjë që një karakter mund të jap në filmin e parë, një vazhdim i filmit u mendua në vitet e 2000-ta. Një skenar u shkrua, i cili do të na kishte prezentu Gump të përfshirë në ngjarje ekipe gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta. Hanks e anuloi projektin duke thënë se do të kishte qenë vetëm një përsëritje.

 

“MATHILDA”

Luc Besson kishte planifikuar fillimisht një vazhdim që ishte për të ndjekur karakterin e Natalie Portman nga filmi Leon. Qëllimi i saj do të ishte për të marrë hak ndaj atyre që e dëmtuan atë dhe Leon, por për shkak të ngjitjes së lartë në karrierën e Portman dhe çështjet ligjore, projekti u anulua. Në vend të kësaj u realizua trilleri me Zoe Saldana në Colombiana.

 

“L.A. CONFIDENTIAL 2”

Për shkak se shkrimtari James Ellroy tashmë kishte shkruar romane të tjera që përfshijnë të njëjtat karaktere, mundësitë e shumta ishin për vazhdimin e filmit. Joe Carnahan medohet se ka kërkuar nga kompania prapa LA Confidential për të mos përdorë karakterin e Guy Pearce. Thashetheme të tjera përfshijnë Charlize Theron si roli kryesor. Asnjë nga këto ide nuk u realizua.

 

“I AM LEGEND 2”

Kur karakteri kryesore vdes, si të fitojm para pas suksesit të filmit të parë? Vazhdimi i filmit me ndodhitë para filmit të parë. Plotësimi i boshllëqeve të cilat nuk do ishte e nevojshme të plotësoheshin. Ndjekja e karakterin gjatë periudhës kur të infektuarit përhapen në New York.

 

“SEARCHING FOR KEYSER SOZE”

Ende ka shumë pyetje të mbetura për t’u përgjigje në fund të The Usual Suspects dhe me sa duket, skenaristët kanë qenë duke u përpjekur për t’iu përgjigjur të gjitha ato pyetjeve për ne. Chazz Palminteri pohoi se një vazhdim do të ndodhte patjetër, ndërsa Kevin Spacey thuhet se mezi priste të luante në të. Ende nuk ka asnjë lajm në lidhje me këtë.

 

“INSIDE MAN 2”

Pas fitimeve të shumta në arkat filmike të pjesës së parë, Spike Lee u mundua t’i bashkonte yjet e filmit të parë. Një skenarë ishte shkruar dhe më pas ishte anuluar, pastaj edhe një tjetër ishte shkruar po prap nuk funksionoi. Kështu që ky projekt mbeti me aq.