Filma Recensime Filmash

Upstream Color. Recensim

Regjisor, skenarist dhe aktor tash në dy filma (që unë i kam pa edhe m’kanë pëlqy), Shane Carruth po tregon talent të madh në një mënyrë të veçant në zhanrrin Drama/Mystery/Sci Fi. Aktrimi i tij lë shumë për të dëshiruar, mirëpo si skenarist dhe regjisor ka fitu tek unë një respekt të veçant. Sikurse tek Prime edhe në Upstream Color, Shane e sfidon trurin dhe intelektin e shikuesit duke ngritur më shumë pyetje se sa që ofron përgjigje. Është nga ata filmat Mystery që kuptimi i vërtetë mbahet i fshehur dhe i lihet shikuesit t’a formoj mendimin e vet secili në mënyrën e vet të të kuptuarit.

 

upstreamcolor 1
Kris (Amy Seimetz) dhe Jeff (Shane Carruth)

Me një skenar tejet interesant, minimalist për nga përmbajtja mirëpo me një mesazh të koduar, Shane Carruth na rrëfen një fragment të historisë për një person i cili ka arritur që përmes një krimbi të nxjerr një lloj droge shumë të fortë e cila ia mundëson ta kontrolloj trurin e përdoruesit. Kështu ai e shfrytëzon viktimën për t’ia rrëmbyer të gjitha posedimet: shtëpinë, parat e kursyera etj. Gjithashtu efekti tjetër i substancës është se përdoruesi i saj nuk mban në mend asgjë gjatë periudhës në të cilën ushtron efekt ajo. Nga këtu tash Carruth e zhvillon tregimin se çfarë sfida duhet t’i kalojnë viktimat e substancës në fjalë, duke u futur në kokën e tyre përplot konfuzione, pyetje pa përgjigje, çrregullime të ndryshme psikologjike etj.

 

Pamjet vizuele, skenat nga ato mikroskopike deri tek ndryshimi spontan nga apartamentet tek natyra e hapur, janë realizu shumë bukur dhe në harmoni me zhanrrin. Krejt këto të shoqëruara me një kolonë zanore madhëshrotre, e cila vetëm se e rritë efektin mistik ashtu që shikuesi humbet duke kërkuar përgjigje se çfarë është duke ndodhur para syve të tyre. Skena janë të gjata, dialogje të pakta dhe me përmbajtje të çrregullta, thjeshtë është një film i cili e sfidon shikuesin. Aktrimi i Amy Seimetz dhe Andrew Sensenig ka qenë fenomenal, ndëra vet Shane Carruth nuk mendoj që ka tregu talent të madh si aktor.

upstream-colour

 

Përfundimisht, kush i dëshiron filmat misterioz, psikologjik me doza të thjeshta nga shkenca fiktive (Sci-fi) ky film nuk duhet të lihet anash.

_______________________

Kushtrim R. Krasniqi