Filma

Udhëtim i Çmendur dhe Interesant

Kam fillu prej para dy jave një “udhëtim” interesant, prrallor, për plot magji e emocione dhe shumë shumë interesante nuk bohet fjalë. Radhitja e filmave trilogji në këtë listë janë zgjedhje personale e imja, nuk ka ndonjë arsye t’veçant. Detajet do t’spjegohen në vazhdim…

  1. Duke fillu me 8 filmat e Harry Potter, një udhetim në kohë sa në atë moderne tek ajo në kohët e lashta me magjistar, shtriga, lugatë e krijesa tjera t’quditshme. Një tregim shumë i mirë, efekte speciale bombastike që ta ikin trunin edhe t’marrin me veti në udhetimin e Harryt prej fëmijërisë së tij deri në adoleshencë.

    1

  2. Masi kryta punë me Voldemortin dhe u rikthy jeta normale në Hogwarts, m’dul nji udhëtim i papritur me nji magjistar t’madh – Gandalf the Grey dhe Bilbo Baggings (The Hobbit – An Unexpected Journey). Tre filma ren’ plot avanturë, plot ngjarje interesante dhe efekte speciale që ta ndalin frymën.

    2

  3. Natyrisht që udhëtimi i Bilbos ka përfundu në filmin e fundit, mirëpo jo edhe për nipin e tij Mr. Frodo Baggings, të cilit ja len amanet Unazen e Sauronit – një detyrë tepër e vështirë e cila rrëfehet në tre filma t’njohura si “The Lord of The Rings.” S’ki çka me shtu ktu ma shumë, pos mos ja falni dakikin.

    3

  4. Mas krejt ktyne luftërave t’mdhaja që ndodhin në botën e fantazume të kohës antike t’krijuesit dhe novelistit J.R.R. Tolkien, duhet me kalu pak në një aventur tjetër ku gjithashtu ka shumë tregime t’mira, ngjarje interesante dhe çka osht me ronCi efekte t’hatashme speciale që t’knaqin. Bëhet fjalë për udhëtimin e Captain Jack Sparrow, udhëtim ky që rrëfehet në katër filma deri tash (e që pritet edhe njo dikur ma vonë).

    4

 

S’kom çka me shtu tjetër miq, kush ka vakt boll osht mirë me marr iniciativa t’tilla me i zgedh filmat të një niveli/zhanri/stili t’ngjashëm edhe me ju kyq rend kshtu si playlist – përjetim i hatashëm dhe i papërshkrushëm po ju thom. Ju dini apet….

__________________________
Kushtrim R. Krasniqi