brooklyn nine-nine

TV Java – 7 janar 2019

Shumica e serive kthehen pas pushimit të fundvitit, e vijnë edhe disa premiera të sezoneve dhe serive gjatë kësaj jave.

Të hënën në mëngjes në dispozicion janë episodet e God Friended Me, The Simpsons, Bob’s Burgers, NCIS: Los Angeles, Family Guy, Rel, e Madam Secretary. Që të gjitha kthehen pas pushimit, gjersa shfaqen edhe Globet e Arta.

Manifest kthehet të martën në mëngjes, gjersa të mekurën me episode të reja vijnë FBI, The Kidsa Are Alright, NCIS, The Conners, black-ish, Splitting Up Together, NCIS: New Orleans, New Amsterdam, e The Rookie.

Premiera të mekurën janë Good Trouble (spinoff i The Fosters), dhe Klubi i Plazhit i Lindsay Lohan në MTV. Edhe Ellen’s Game of Games kthehet me sezonin e dytë po këtë ditë.

E enjtja nis sezonin e fundit për You’re the Worst. Match Game ka premierë sezoni, gjersa kthehen komeditë The Goldbergs, Modern Family, Single Parents, dhe spinoff seria e The Golbdergs – Schooled. Edhe treshja e Chicagos – Med, Fire, e P.D. kthehen me episodet e reja.

Të premten në mëngjes shfaqet episodi i parë i sezonit të gjashtë të Brooklyn Nine-Nine. Edhe një komedi debuton, për herë të parë, Fam me Nina Dobrev. Episode të reja për Mom e The Good Place, bashkë me veteranen Law&Order: SVU do të ketë të premten në mëngjes.

You might also like