TV Java – 18 shkurt 2019

Gjatë javës

  • Motra e katërt e Derekut tek ‘Grey’s Anatomy’ do të portretizohet nga Amy Acker e njohur për rolet tek ‘Person of Interest’ dhe së fundmi ‘The Gifted’
  • Ginnifer Goodwin (Once Upon a Time) dhe Lucy Liu (Elementary) janë emrat e rinj për serinë e Marc Cherryt, ‘Why Women Kill’.
  • Lin-Manuel Miranda (The Return of Mary Poppins) do të luaj rolin e vëllait të Amyt në një episod të këtij sezoni të Brooklyn Nine-Nine.
  • BBC ka njoftuar që Planet Earth III do të shfaqet jo më herët se në vitin 2022, ndërsa një vit më herët, më 2021 do të vazhdojnë aventurat në Arktik me Frozen Planet II
  • Është shfaqur traileri i parë për sezonin e dytë të ‘Killing Eve’. Debuton më datë 7 prill.
  • Pas tri anulimeve të serive të Marvel – Iron Fist, Luke Cage, e Daredevil, do të vijnë katër tjera të reja. Janë seritë për karakteret: M.O.D.O.K., Hit-Monkey, Tigra & Dazzler, dhe Howard the Duck. Të katërtit do të bashkohen në episodin special ‘Marvel’s The Offenders’. Këto seri do të shfaqen në Hulu, ende pa datë të saktë.
  • Dhe Netflix ka anuluar edhe dy seritë tjera të Marvel – The Punisher dhe Jessica Jones.

E martë

            Finalja e sezonit të parë të Manifest

E enjte

            Documetnary Now! – sezoni tretë

E premte

            The Oath – Sezoni 2 (të gjitha episodet)

            Desus & Mero – premierë serie

E shtunë

Chef’s Table – sezoni 6 (të gjitha episodet)

You might also like