the passage

TV Java – 14 janar 2019

Me sezonin e tretë të ‘True Detective’ me Mahershala Ali, dhe dy episodet e para të këtij sezoni, vjen edhe data për sezonin e fundit të ‘Game of Thrones’. Nëse nuk e keni dëgjuar deri tani (pos nëse jetoni në Hënë) më 14 prill nis sezoni i tetë i Game of Thrones.

Të hënën përfundoi sezoni i gjashtë i Ray Donovan, ndërkohë nisi sezoni i tretë i Victoria. Edhe komedia Rel mbylli sezonin e parë, ndoshta edhe të fundit, gjersa në National Geographic Channel mund të shihni episodet e para të Valley of the Boom. Kjo seri për zanafillën e Luginës së Silikonit transmetohet në versionin tonë të National Geographic të dielave në mbrëmje.

E marta në mëngjes kthen komeditë The Neighborhood e Happy Together (që mbyll sezonin/serinë), Magnum P.I., mjekët e The Resident, Bull, The Good Doctor, dhe një seri të re – The Passage.

Seritë e CW kthehen nga e mërkura – The Flash, që i paraprinë serisë së re – Roswell, New Mexico; të enjten – Riverdale e All American; të premten, Supernatural; të shtunën – Dynasty.

Të premten me seritë e reja të Netflix, vijnë edhe The Grand Tour me sezonin e tretë në Amazon Prime, dhe Butterfly e Hulu (nuk është në dispozicion tek ne). ABC kthen Grey’s Anatomy, A Million Little Things, dhe How to Get Away with a Murder. Ditën e fundit të javës së punës nis edhe sezoni i pestë i Lip Sync Battle

Në mesjavën, Teachers përfundon sezonin e tretë, Corporate e nis të dytin, dhe This Is Us vazhdon të na bëjë të qajë pas finales prekëse të vjeshtës!

You might also like