Film

Traffic : Luftërat kufitare

Fillimisht një epikë politike dhe një veprim radikal në filmbërjen personale,Traffic i Steven Soderbergh’s është një triumf i papritur,pothuajse i pamundur.Ishte një film që hollywoodi nuk dëshironte ta bënte,çdo studio në qytet e kthente atë mbrapa po që vazhdoi të siguronte disa nga nderimet më të larta të industrisë amerikane të filmit,duke përfshirë katër Academy Awards.

Tema formale e filmit është vazhdimi i Shteteve të Bashkuara për “luftën kundër drogës” dhe se si kjo luftë na bënë viktima të gjithë neve. I gjiruar në Shtetet e Bashkuara dhe në Meksikë,ajo gjurmon tregtinë e drogës përmes jetës së dhjetëra personazheve,nga shpërndarësit tek konsumuesit,nga studentët tek kingpins,nga policët rrugorë të Tijuana’s tek zyrtarët e lartë të Washingtonit.Përgjatë rrugës,filmi parashtron çështjen për luftimin e kësaj lufte,ani pse kjo gjithashtu zbulon hipokrizitë dhe qorr sokaket e saj fatkeqe.

Traffic hapet në Meksikë,pranë shkretëtirës jo shumë larg nga Kalifornia.Policët sekret,Javier Rodriguez dhe Manolo Sanchez konfiskojnë një kamion të mbushur me heroinë,por që më pas edhe nga ta konfiskohet nga gjenerali Salazar,një ndërmjetsues i qeverisë,shumë i fuqishëm,i cili shumë shpejt e ka pozicionuar vetën për tu bërë udhëheqësi i policisë anti-drogë.Në ndërkohë,në Uashington D.C,Gjykata e lartë e Shtetit për Drejtësi sapo ka emëruar Robert Wakefield si carin më të ri të vendit për drogë,një pozicion që ky e përqafon me naivitetin e dikujt që nuk e ka as idenë më të vogël së çfarë në të vërtetë kjo punë do të thotë. Prapa në perëndim,dy agjentë përforcues të drogës,Ray Castro dhe Montel Gordon,me sukses kapin njē trafikant të nivelit të mesëm,Eduardo Ruiz,në rrugën e tyre për të zënë peshkun e madh,mbretin e drogës Carlos Ayala,pasuria e të cilit i ka sjellur atij,në mesin e zotërimeve të tjera,një grua të bukur,Helenën.

Me një ekonomi elegante,Soderbergh i prezenton karakteret në skena të shpejta por që në të njëjtën kohë na lë të kuptojmë se kush janë ata kur tregimi fillon dhe kush do bëhen së shpejti.Në një rezidencë në dukje të vetmuar në Cincinnati,vajza 16 vjeqare e Wakefield’it,Caroline,një studente e nderuar me një uniformë të një shkolle private,njoftohet me marrjen e heroinës nga i dashuri i saj,një hipnotizues amoral me emrin Seth.Pas thithjes së drogës,një lot rrëshqet në fytyrën e saj dhe zhduket në një buzëqeshje që Seth e vulos me një puthje.Në San Diego,pas një dreke të thashethemeve në një klub lokal të vendit,së bashku me një pjesë të vogël të elitës së lagjes,Helenës shtatëzënë ju paraqitet një e ardhme e mundshme,pasi burri i saj është arrestuar dhe pasuritë e familjes janë të ngrira.Pothuajse menjëherë,ajo gjindet në mes të bashkëpunëtorëve të bashkëshortit të saj,të cilët kërkojnë të holla që ajo nuk i ka,dhe DEA,që kërkon bashkëpunim e që ajo nuk dëshiron ti dorëzohet.

Në Helenën,agjentët e DEA’s Castro dhe Gordon gjejnë një armik me një vullnet pothuajse të egër për të mbijetuar,ashtu sikurse Wakefield do të gjejë një armik të një lloji tjetër tek Caroline,edhe pse një ashtu si të dëshpëruar dhe këmbëngulëse.Ajo që i lidh këto gra së bashku nuk është thjeshtë emocioni nga tregimet e tyre personale,por kamera e palodhshme dhe e afërt e Soderbergh.Ai e gjiroi filmin vetë,duke punuar nën pseudonimin e Peter Andrews,së bashku me stilin eliptik të montimit të filmit.Edhe pse Traffic shpaloset në mënyrë lineare,numri i madh i karaktereve kërkon që filmi të ketë një arkitekturë komplekse;në mënyrë që të funksionojë si një e tërë bindëse,madje edhe personazhet që kurrë nuk ishin takuar punonin në sfond.Për këtë qëllim,skenat jo thjeshtë janë të prera së bashku,ato duket se rrëshqasin dhe kalojnë kundër njëri-tjetrit emocionalisht dhe estetikisht.Loti që rrëshqet poshtë fytyrës së Caroline pasi ajo merr heroinë është e një pjese të ndryshme me kënaqësitë sensuale të Helenës në drekë me zonjat e saj,për çdo grua ,është një lot që lajmëron një botë të dhimbjeve.

Traffic shpaloset shpejtë,pastaj edhe më shpejtë si historia zhvendoset nga Tijuana në Uashington,tek Castro dhe Gordon në mënyrë elektronike duke e përgjuar Helenen jashtë pronës së saj në San Diego,pastaj përsëri në Meksikë.Mjeshtër i rrëfimit,Soderbegh tenton të nxjerr sa më shumë shpjegime pasi ai e din se çdo skenë e re duhet të bëjë punen e vet,të kontribojë informacionin e vet në një mister më të gjerë.Në Traffic,kjo këmbëngulje për motivet narrative ishte mbështetur nga njē vendim befasues për t’i dhënē tri tregimeve kryesore ngjyra të ndryshme.

Soderbergh ka thënë se ai nuk mendon që Traffic mund të ishte bërë nga një studio dhe ndoshta ai ka të drejtë.”Është një film i pavarur”,insistoi ai,disa ditë para hapjes.Ta shikosh filmin atëherë dhe tash,ta konsiderosh të errët subjektin e saj të parashikueshëm dhe refuzimin e saj për të ofruar shpjegime të lehta për varësinë tonë ndaj droges ose përgjigjjen tonë ndaj kësaj varësie,është për të kuptuar se prova e kësaj  është e dukshme në secilën kornizë.

Në një aspekt,Traffic në thelb është në lidhje për kufijtë dhe çfarë do të thotë për një individ ti kalojë këta kufijë që janë ligjorë e gjeografik,emocional dhe psikologjik,real dhe të imagjinuar.Për Soderbergh,gjithashtu,ka pasur kufijë të tjerë për të kaluar,ato midis filmbërjes së pavarur dhe Hollywoodit,në mes të ruajtjes së vizionit personal dhe gjetjes së një audience më të madhe që ta vlerësojnë atë vizion.Në fund,regjisori jo vetëm se i kaloi ato kufijë,por i shkatërroi ato,dhe në vazhdim,konfirmoi vendin e tij si një nga regjisorët më emocionues që është duke bërë filma sot në Amerikë.

Manohla Dargis,kryetare e kritikës së filmit në New York Times.

Criterion Collection