Torte të vogla me petë të fletëzuar
Kuzhina

Torte të vogla me petë të fletëzuar

Receta nga Flora Ajazi

Torte të vogla me petë të fletëzuar, krem pastë, dhe pemë të ndryshme.

Petën e fletëzuar e ndan në forma sipas deshires, i pjek në temperatur 200g për 15 min

I nxjerr nga furra e i len të ftohen

Krema:
500 ml qumsht i qet ne nje tengjere dhe e vë ne zjarr te mesëm
Të njejten koh në një enë qet 3 të kuq të ves, 5 lugë sheqer, 2 lugë miell, 1 sheqer vanill, i perzien mir qe mos të mbetet me toptha, i shton pak qumsht të ftoht që ky brum te bëhet si për palpeta , dhe para se të vloi qumshti e kthen masen ngadal duke e perzier derisa të trashet, e hjek nga zjarri dhe e len të ftohet.

Pastaj vazhdojm i radhisim si në foto.

Receta e plote ne grupin Maniake t’Kuzhines