Film

Tom Hardy – biografi

Tom Hardy, tashme i njohur nga te gjithe dhe i preferuari i nje pjese te madhe te fansave te kinematografise, ka filluar karrieren ne vitin 2001 ne nje prej serialev me te njohur, Band of Brothers. ani pse jo rol prej pratognisti, prape eshte nje nisje goxha e mire per karrieren. Me pas ai arriti te merrte role ne filma te rendeishem si Blak Hawk Down (Ridley Svott) dhe tek Star-Trek – Nemesis (2002) duke portretizu villian-in Shinzon, duke vazhdu me Layer Cake (2004). Megjithate per te pare talentin dhe potencialin e tij eshte dashur te pritet deri tek filmi Bronson. Padyshim performanca me e mire e tij e karrieres deri ne ate kohe, dhe vazhdon te qendroje prej me te mirav nga ana e tij. Ai me angazhim dhe perkushtim maksimal, duke dhene 110% nga vetja e tij ne cdo skene, arrin te portretizoje pothauajse ne menyre perfekte nje rol jashtezakonisht te veshtire, kompleks. Ne Bronson, Tom portretizon nje karakter dy-dimensional ku gjate gjithe performances shfaqe tension, ankth, shpeshhere edhe momente komike, momente dhe emocione te cilat i perjeton edhe audienca, krejt kjo fal natyralitetit dhe origjinalitetit te Tom Hardy. Nese Bronson si film dhe karakter eshte kaq i njohur, e gjithe merita i shkon Tom-it.

Momenti me i rendesishem ne karriere erdhi ne vitin 2010, vit ne te cilin Tom arriti te behej pjese e nje prej filmav me popullor te te gjitha koherave, Inception, regjisor i te cilit eshte gjeniu i kinematografise, Christopher Nolan. Edhe pse ne rol dytesor, Tom me mjafte sukses la gjurmet e tij ne kete film me nje paraqitje solide, dule fituar respektin e te gjitheve, perfshire ketu edhe DiCaprio e Nolan, ky i dyti tashme nje admirues i madhe i tij.
Parqaitjet e tij te mira vazhduan t’i impresionojne kritiket dhe dashamiresit e filmit. Ai ne vitin 2011 u shfaq ne filmin shume te vleresuar nga kritiket Tinker Tailor Soldier Spy, i cili u cilesua nje nder filmat me te mire te atij viti, Po ne kete vit Tom Hardy performoj edhe ne filmin Warrior, film nga i cili ai u be akoma me i njohur, per shkak qe edhe zhanri i ketij filmi eshte me i preferuar nga audienca e gjere. Qe afttesite i ka te jashtezakonshme dhe mund t’i pershtatet cdo roli dhe qe kishte fituar vemendjen e te gjitheve e deshmoj edhe ftesa e rradhes nga Christopher Nolan ne Dark Night Rises, per ta portretizu nje prej rolev me te vecanta, Bane. Ky rol vetem sa e percorfoje bindjen tek kritiket dhe audienca per Tom, si nje aktor i talentuar me nje te ardhme te madhe.

Edhe pse ka filma shume me te njohur si Inception, Warrior, Dark Night Rises, The Revenant tek ky i fundit eshte edhe i nominuar per cmimin Oscar ne kategorine, Aktori me i mire jo protagonist ne 2016, fal paraqitjes mahnitese ne rolin e John Fitzgerald, per shume kritik dhe persona te apasionuar pas kinematografise, paraqitja me madheshtore e tij mbetet ajo tek filmi Locke (2013). Tom si ne asnje film tjeter, tek Locke kishte nje rol me dramatik. Pikerisht paraqitja e tij melankolike, tregon kapacitetin e jashtezakonshem te tij. Kjo paraqitje konsiderohet nga disa si me e mira prej tij per shkak qe i gjithe filmi eshte i ndertuar rreth tij, pra 90 minuta shfaqjeje kamera eshte e fokusuar vetem tek Tom Hardy, meqe edhe i gjithe filmi eshte i realizuar vetem ne veture. Emocionet, deshperimi, trishtimi, faji qe mban ne vete, te gjitha lexohen dhe perjetohen permes mimikav te ftyres dhe trupit, qe ai shfaqe gjate gjithe rrugetimit te tij. Duhesh me qene aktor i jashtezakonshem me arrite me menagju dhe kontrollu presionin, e nje barre aq te madhe, duke e ditur qe te gjitha kategorite e filmit varen nga performanca e tij. Kjo vecori padyshim tregon qe Tom Hardy eshte nje aktor i madhe e qe jo rastesisht ka arrite aty ku eshte ne ditet e sotme. Duke u bazu qe ne kete vit eshte paraqitur edhe tek Dunkirk, nje prej filmav me te mire me lufte ne te gjithe historine e ketij zhanri, nuk mbetet hije dyshimi qe Tom eshte prej me te medhenjeve te kesaj gjenerate. Pas paraqitje ne Dunkirk, Christopher Nolan per Tom Hardy, thote: Ai vetem permes syve te tij, shfaqe dhe dhuron shume me shume emocione se sa plote aktore tjere me tere qenien e tyre.

E vecanta e Tom Hardy eshte se ai asnejehere nuk deshperon, asnjehere nuk e zhgenjen audiencen me paraqitjet e tij, ani pse jo te gjithe filmat e tij jane kryevepra ose te njohur, ne aspektin personal ai ka gjithmone nje standarde te larte e qe besoj shume se do ta kete deri ne perfundim te karrieres.

Tom Hardy, nje emer i madhe tashme i kinematografise, njihet edhe si nje prej aktoreve me te zgjuar te gjenerates se tij, i cili asnjehere nuk e merr persiper nje rol pa e studiuar dhe analizuar mire projektin e filmit. Ky fakt u vertetua edhe me refuzimin nga ana e tij per te marre pjese ne filmin Suicide Squad, nje film blockbuster qe shume prej aktoreve do te vet-ofroheshin, por qe vendimi i Tom rezultoi i drejte pasi te gjithe e dijme fundin e kesaj historie. Pervec talentit ne aktrim Tom permes Taboo, nje tv-show mjafte i sukse’shem, tregon se ai eshte edhe nje kreator i madhe, te cilit mund t’i besohen projekte ne te ardhmen jo vetem si aktor por edhe si skenarist. Ky eshte tregues qe horizonti dhe diapazoni i Tom Hardy ne boten e kinematografise eshte jashtezakonisht i gjere.

Filma te tjere te njohur dhe qe i’a vlen t’i shohim jane: The Drop (2014), Legend (2015), Lawless (2011), The Take (mini-seri 2009).

Tom, eshte nje luftetar edhe ne jeten e perditshme, meqe ai ne vitet e tij te 20-ta, luftonte vazhdimisht varesine nga kokaina dhe alkooli, te cilat jo vetem qe rrezikuan t’ia shkaterronin karrieren, por edhe jeten ne pergjithesi. Ai arriti te triumfonte ndaj ketyre dukurive te shemtuara ne vitin 2003 duke stabilizuar jeten dhe karrieren e tij ne menyren me te mire te mundshme. Sigurisht qe problemet te cilat i ka hasur gjate jetes se tij, ate e kane forcuar ne shpirt dhe karakter dhe me mjaft sukses ato probleme ka arrite me i shnderru ne favor, duke i perdorur ato si arme me shume per jeten dhe karrieren e tij.

Tom sot feston datelindjen e tij te 40-te dhe ne si dashamires te filmit, i urojme atij edhe shume vite te tjera, me performanca akoma me madheshtore me bindjen qe nuk do na zhgenjej asnjehere.