Film Intervista

The “Three Colors” Trilogy, BFI Modern Classics

Trilogjia e Ngjyrave nga Kieslowski (1941-1996) në përgjithësi konsiderohet si një triumf i madh i kinemasë evropiane.Një shqyrtim se si idealet e Revolucionit Francez: Liria, barazia dhe vëllazëria, kanë kuptim në jetën moderne. Trilogjia kombinon elegancën vizuale, kompleksitetin narrativ dhe shfaqjet virtuoze për një efekt të jashtëzakonshëm.

Në këtë vlerësim shumë personal të trilogjisë, Geoff Andrew analizon se si Kieslowski përdori komandën e tij të kinemasë për të hapur jetërat e brendshme të personazheve të tij dhe të hartojë mënyrën në të cilën këto jetëra janë të sunduar nga forca të padukshme.Për Andrew, trilogjia është prekëse, himn emocionues për elasticitetin e dhembshurisë në fytyrën e fatkeqësisë.Duke gjërmuar lidhjen midis trilogjisë dhe punës së mëparshme të Kislowski’t, ai argumenton se Blue (1993), White dhe Red ( të dy 1994 ) janë përmbledhja e artit të Kieslowski’t.

Ky libër, i cili konkludon me një nga intervistat e fundit që Kieslowski dha, është një tribut për një regjisor të jashtëzakonshëm. Këtu kemi një pjesë të shkurtë nga kjo intervistë që Kieslowski dha për Geoff Andrew ( autor i librit The “Three Colors” Trilogy, BFI Modern Classics )

GA: A ndjeheni pesimist për të ardhmën e kinemasë?

KK: (qesh) Unë jam pesimist për çdo gjë!Dhe filmi qartë ka një vend në të.(…)

GA: Ju gjithmonë e përshkruani veten si një pesimist, por a nuk janë filmat më të fundit tuaj të prekur me një lloj optimizmi të jashtëzakonshëm?

KK: Po, ka diçka të tillë.Është e lidhur ndoshta me përpjekjen time për të lëvizur më afër individit.Me të vërtetë mendoj se ka më shumë shpresë në njerëzit individual sesa në parimet sociale dhe politike që sundojnë jetërat tona, brenda vetes tonë, një lloj baze që është e mirë. Por në të njëjtën kohë, edhe me atë, ne krijojmë një botë që është e keqe.Është e çuditshme: bota është e keqe dhe budallaqe.

GA: A është kjo për shkak se sa më shpejt që një individ bëhet i përfshirë me një tjetër, një lloj lufte për pushtet vjen në lojë?

KK: Po, konkurrenca, lufta për pushtet.Por unë nuk e di përgjigjjen e të gjitha pyetjeve që parashtroj.