Film

The Red Balloon

Thjeshtësia dhe qartësia emocionale e filmit The Red Ballon 1956 të Albert Lamorisse,e kanë bërë atë një nga filmat më të dashur të të gjitha kohërave. Pascal,një djalë i ri parizian,gjen një tullumbace të lidhur në një shtyllë rrugore,vetëm për të zbuluar se ajo siq duket ka një mendje dhe personalitet të vetin.Nganjëherë tullumbacja e ndjek atë përreth sikurse një qen besnik,e kështu të dy formojnë një lidhje pothuajse të pandashme,lidhje kjo që vetëm një botë e pakujdesshme do të guxonte ti ndante.

Nga kjo hyrje modeste,megjithatë,rritet një punë që të lë pa frymë,një që,pavarësisht nga natyralizmi i saj i lehtë në dukje,po ashtu kërkon një mori mashtrimesh kinematografike.Është e lehtë të imagjinosh një djalë dhe tullumbacen si shok besnik të tij; por është diçka tjetër që një marrëdhënie të tillë ta realizosh vizuelisht në ekran.

Lamorisse filloi si një dokumentues,që e bën këtë fluturim të dashur,suksesi i tij më i madh,edhe më të habitshëm.The Red Balloon është një nga shembujt e të gjitha kohërave të kinemasë së pastër.Dhe është e dedikuar për fëmijët,në mënyrë elegante shërben si një hyrje në bazat e gramatikës së filmit dhe si një vështrim të një kulture të ndryshme.

Linjat e dialogut që Lamorisse jep jan kryesisht nga goja e protagonistit të filmit,i luajtur nga djali 5 vjeqar i tij,Pascal.Me një hijeshi natyrale,Pascal është një nga arsyet kryesore për popullaritetin e madh të filmit.

Në vitet e 60’ta,The Red Balloon,ishte vënë në dispozicion të shpërndarësve të filmit dhe ishte projektuar në biblotekat e shkollave dhe kafeteri përgjatë gjithë Shteteve të Bashkuara,duke u bërë kështu në dekadat e ardhshme si filmi më i shitur jo-teatrikal në historinë amerikane.Por,pavarësisht nga gjithë ky pranim,The Red Balloon asnjëherë nuk ishte në dispozicion në video dhe vetëm tani është duke e bërë debutimin e tij në DVD,në këtë transferim të ri mahnitës për një brez të tërë të re të shikuesve.

Michael Koresky,Criterion Collection.