Filma Recensime Filmash

The Mirror – Pasqyra

Të flasësh për veprat e Andrei Tarkovsky është ngjashëm sikur të diskutosh për ndonjë roman apo poezi nga shkrimtarët klasik. Qasja e tij poetike mund të shihet në të gjitha elementet kinematografike, si: pejsazhe të bukura dhe të heshtura, me një lëvizje të ngadalshme të kamerës; ndryshimi i tonit të ngjyrave varësisht nga atmosfera e krijuar në rrëfim apo nga emocioni që shfaqet nga aktorët; kolona zanore shpesh nga muzika klasike, etj.

 mirrorlj

The Mirror, pasqyra – është një film që rrëfen kujtimet e një burri 40 vjeçar i cili gjendet në shtratin e vdekjes, nga ku ai kujton të kaluarën e tij që nga fëmijërija e herëshme ashtu edhe ngjarjet e fundit. Gjithashtu kujton edhe nënën e tij dhe fragmente nga shoqëria Ruse e kohës së kaluar, i kujtohet mungesa e madhe e babait të tij i cili iku në luftë dhe kurr më nuk u kthye. Me sekuenca të shkurta pa ndonjë radhije kronologjike të ngjarjeve, A. Tarkovsky ka krijuar një autobiografi personale duke rrëfyer të kaluarën e tij, kujtimet, fantazitë, përjetimet, emocionet etj.

Vet titulli tregon që filmi është një pasqyre e cila simbolizon udhëtimin retrospektiv jo vetëm të protagonistit por edhe vet shikuesit. Fotografitë e bukura me sekuenca të gjata e marrin me vete shikuesin duke i ngjallur kujtimet dhe emocionet e secilit në bazë të përjetimeve personale.

Filmi zhvillohet shumë ngadal, me kronologji të çrregullt të ngjarjeve dhe dialogje që dalin shpesh nga konteksti i rrëfimit. Këto e bëjnë filmin të vështirë për ta kuptuar, mirëpo kur e përfundon të le me shije shumë të mirë dhe e kupton që ke pa një vepër të madhe kinematografike.

___________________________

Kushtrim R. Krasniqi