Filma

‘Terminator Genisys’: Ai është kthyer!

Artikulli i mëposhtëm është huazuar nga uebfaqja e kinemasë Doku Kino ku edhe do të shfaqet filmi ‘Termnator Genisys’ nga data 2 korrik…

Arnold Schwarzenegger është duke thënë “I’ll be Back” (Do të kthehem) për tre dekada, që nga dalja e parë e tij si makina vrasëse Cyberdyne Systems Model 101 në fantashkencën “The Terminator” të James Cameronit në vitin 1984.

Duke e mbajtur premtimin, heroi gjastëdhjetëvjeçar dhe ish guvernatori i Kalifornisë do të kthehet në ekranin e madh javën e ardhshme me filmin “Terminator Genisys”. Me regji të Alan Taylor (regjisor i Thor: The Dark World) dhe i shkruar nga Laeta Kalogridis dhe Patrick Lussier, filmi, i cili sapo e ka mbajtur premierën evropiane, ka kushtuar 170 milionë dollar për tu bërë. Ky film është pjesa e pestë (e katërta për Schwarzenegger) i franqizës që ka pasur të ardhura më shumë se 1.4 miliard dollar në arkat e kinemave nëpër botë.

Por, pavarësisht nga sukseset e serisë dhe planet e mëdha për të ardhmen – Paramount Pictures dhe Skydance Productions parashikojnë që “Genisys” do të jetë fillimi i një triologjie të re.

Adhuruesit e “Terminator” kanë qenë skeptik për detalet e filmit që dolën gjatë vitit të kaluar. Gabimi në të shkruar p.sh. në fjalën “Genisys”, u bë objekt i talljes kur u zbulua gushtin e kaluar.

Disa muaj më vonë, Entertainment Weekly publikoi një vështrim të parë të filmit, duke përfshirë detaje në lidhje me storien e heroinës Sarah Connor. Zbulimi se Sarah ëshë një jetim që është rritur nga Terminatori (Schwarzenegger) të cilin ajo me dashuri e thërret “Pops” shkaktoi një raund të ri të zemërimit te adhuruesit.

Në prill, një trailer i “Genisys” bëri një zbulim të pazakontë që tani duket të jetë një Spoiler komplot: domethënë që John Connor-i i këtij filmi, djaloshi i cili njëherë është menduar të jetë shpëtimtar i njerëzimit, nuk është aspak ashtu si duket. Reagimi në këtë copëz ishtë më i përzier, me disa vëzhgues që e vlerësojnë guximin e kësaj kthese dhe me të tjerët që pyesin se a është dëmtuar në thelb mitologjia e kësaj franqize.

“Genisys” të paktën e ka siguruar miratimin e një adhuruesi shumë të rëndësishëm – Cameron. Edhe pse ai nuk ishte i përfshirë në këtë film, në një video promovuese të cilën Paramount e lëshoi këtë muaj, regjisori tha se filmat “Terminator” dhe “T2” janë ndër filmat e tij “shumë të respektuar”.

“Ndjej që franqiza është rifreskuar,” shtoi ai, “sikur kjo të ishte rilindje” – një koment që na bën të mendojmë se Paramount shpreson ti qetësojë adhuruesit dhe ti sjellë ata në kinema.

Tash ka mbetur ta shohim se sa do ti pëlqejë publikut Kosovar ky vazhdim i filmit legjendar, i cili na lehtësoi punën sa i përket emrit të Arnold Schwarzenegger. Është e qartë që “Terminator” është emër shumë më i kapshëm (dhe më i lehtë për tu shkruar).

Filmi fillon të shfaqet në kinemanë e Prizrenit, Dokukino, më 2 korrik.

Dokuni!

A.K.
Burimi: LA times