Tag: Maniakat

Sondazhi i organizuar tek Maniakë t’Televizionit dhe grupet tjera të rrjetit zyrtar Maniakat, nxjerr Klan Kosovën si televizionin më të shikuar, bashkë me dominimin në disa kategori sa i përket emisioneve tematike. KTV pason e dyta, njëjtë edhe për kah numri i emisioneve fituese, me RTV21 në pozitën e tretë.

National Geographic, O Sa Mirë, Ipko, e Liga e Kampionëve janë në mesin e më të votuarve.

Sondazhi ka qenë i organizuar vetëm në grupet Maniaka, dhe reflekton përzgjedhjen e anëtarëve si ‘më të mirën’ dhe jo medoemos atë që shfrytëzojnë ose shikojnë.

Sondazhi i ardhshëm pritet të organizohet rreth fundit të vitit aktual.

Rezultatet e sondazhit televiziv për sezonin 2017-2018

Read Full Article

Disa teori për emrat që kanë mundur ta fajësojnë Mike janë shfaqur tek Maniakë t’Serialeve.

Lola, Jack Soloff, Jessica, e edhe Rachel përmenden në mesin e tradhtarëve të sekretit të Mike.

Metini lavdëron teorinë për rikthimin e Harvey, derisa nuk mendon që Louis ka qenë spiuni, përkundër dyshimeve fillestare. Roni pret zhagitje të procesit të Mike deri në fund të sezonit. Teori interesante sjell Fatoni që mendon se Jessica ka planifikuar largimin e Mike dhe Harvey, teori me të cilën nuk pajtohet Krenari. Sjellja e Robert Zane ka mbështjetjen e Diellës, derisa Flutura shkon një hap më larg – fajson Rachel.

Suits vazhdon të shfaqet të mërkurave, derisa diskutimet për episodin e radhës si gjithnjë vazhdojnë të enjteve tek Maniakë t’Serialeve. Komentet e plota në këtë link.

Read Full Article

“Do të jeni dëshmitarë të një përformance rrenqethëse, më të mirë së cilido efekt special i kompjuterizuar, kur do ta shihni kthimin e një aktoreje në një yll të vërtetë” shkruan Robbie Collin për Telegraph-in. Ai është duke folur për Shailene Woodley që në filmin INSURGENT luan rolin e Tris Prior, një gjashtëmbëdhjetë vjeqare që urren të shfaq dobësi.

Sa herë që storia e filmit fillon të tendoset sado pak, ju e shihni karakterin kryesor me qëndrimin dhe vetëpërmbajtjen e saj, dhe siguroheni që gjithçka do të jetë në rregull. E që në të shumtën e rasteve nuk është aspak në rregull.

Derisa koncepti qendror i një shoqërie të segmentuar sipas tipareve të karakterit mund të duket i çuditshëm, regjisori i filmit, Robert Schwentke e mban nivelin e aksionit mjaftueshëm sa për të na mbajtur të hutuar, me skena të shkrira jashtëzakonisht mirë me njëra-tjetrën, që përfshijnë edhe ato të llojit që e mbajnë audiencën duke dëshiruar më shumë.

Në film do ta shihni që AJO që shkelqen është padyshim Woodley me karakterin e saj të “lideres së rebeluar” që më së shumti na bind për emocionet e saj me mimikat e jashtëzakonshme. Krahas saj, edhe Miles Teller si Peter dhe Theo James si Four e japin maksimumin për rolin e tyre.

Insurgent në formatin 3D fillon të shfaqet më 31 mars, çdo natë në ora 19:00 dhe në ora 22:00 në kinemanë e Prizrenit, DokuKino.

 

Ardita Kasemi

www.doku-kino.com

Read Full Article

‘Birdman’ është shpallur filmi me më së shumti kategori të fituara në edicionin e parë të Maniakat Movie Awards. Ekipi i përzgjedhur i Maniakëve t’filmave, ka zgjedhur filmin ‘Birdman’ si filmin më të mirë të vitit duke përzgjedhur Alejandro Gonzalez Inarritun për regjinë dhe skenarin më të mirë origjinal. ‘The Theory of Everything’ është renditur i dyti me skenarin më të mirë të adaptuar dhe aktorin më të mirë në rol kryesor për performancën e Eddie Redmayne. Primati tek tri kategoritë tjera të aktrimit i ka takuar Juliane Moore, J.K. Simmons dhe Patricia Arquette. Filmi polak ‘Ida’ është përzgjedhur filmi më i mirë i huaj, derisa ‘Big Hero 6’ më i miri i animuar. Muzika më e mirë ka shkuar për veprën e Wes Anderson, ‘The Grand Budapest Hotel’, derisa kënga më e mirë është zgjedhur ‘Glory’ nga filmi ‘Selma’.

Fituesit e MMA 2015

Filmi më i mirë – Birdman

Filmi më i mirë i huaj – Ida

Filmi më i mirë i animuar – Big Hero 6

Dokumentari më i mirë – Citizenfour

Aktori më i mirë – Eddie Redmayne (The Theory of Everything)

Aktorja më e mirë – Juliane Moore (Still Alice)

Aktori më i mirë në rol dytësor – J.K. Simmons (Whiplash)

Aktorja më e mirë në rol dytësor – Patricia Arquette (Boyhood)

Regjia më e mirë – Alejandro Gonzalez Inarritu (Birdman)

Skenari më i mirë origjinal – Alejandro Gonzalez Inarritu, Nicolas Giacobone, Alexander Dinelaris, Armando Bo (Birdman)

Skenari më i mirë i adaptuar – Anthony McCarten (The Theory of Everything)

Muzika më e mirë – Alexandre Desplat (The Grand Budapest Hotel)

Kënga më e mirë – John Legend feat. Common, ‘Glory’

Për Maniakat

Maniakat është një grup i përzgjedhur prej disa vetave me njohuri të mira për filmin, njohuri që janë dëshmuar gjatë gati tri viteve të ekzistimit të grupit. Në këtë shoqëri që ka bërë nominimet dhe ka përzgjedhur flmat më të mirë të vitit janë të përfshirë anëtarë të Maniakë të filmave, të cilët nuk studiojnë dhe nuk punojnë në botën e filmit, qoftë si regjisor, skenarist, aktor, apo edhe kameraman. Pra, është një grup amatorësh që kanë njohuri dhe shije të veçantë në film. Çdo vit, planifikohet shtimi i anëtarëve të ri, qoftë me propozimin e anëtarëve aktual, qoftë nga shkalla dhe cilësia e aktiviteteve në grup. Shoqëria është themeluar në vjeshtë të vitit të 2014.

Read Full Article

maniakatKëtë vit, për herë të parë Maniakat kanë vendosur të organizojnë shpërblimet për sfera të ndryshme të botës së argëtimit. Si zakonisht, edhe këto shpërblime nisin me film për të vazhduar me sferat tjera më pas.

‘Birdman’ e ‘Boyhood’ pos që janë përzgjedhur në mesin e tre filmave më të mirë, gjithashtu kanë pasur më së shumti nominime, ndërkohë ‘The Theory of Everything’ ka pasur katër nominime. Po aq nominime ka pasur edhe ‘The Grand Budapest Hotel’. ‘Boyhood’ ka pesë nominime, derisa ‘Birdman’ ka më së shumti, gjashtë nominime nga 11 kategori sa janë në total në edicionin e parë të ‘Maniakat Movie Awards’.

Fituesit e këtij edicioni do të kumtohen me datë 17 shkurt, e martë.

 

E nominimet e sivjetme për Maniakat Movie Awards janë:

Filmi më i mirë

Birdman

Boyhood

The Grand Budapest Hotel

 

Filmi më i mirë i huaj

Ida

Leviathan

Tangerines

 

Filmi më i mirë i animuar

Big Hero 6

How to Train Your Dragon 2

The Lego Movie

 

Dokumentari më i mirë

Citizenfour

The Salt of the Earth

Last Days in Vietnam

Finding Vivian Maier

Virunga

 

Aktori më i mirë

Michael Keaton – ‘Birdman’

Eddie Redmayne – ‘The Theory of Everything’

Steve Carrell – ‘Foxcatcher’

 

Aktorja më e mirë

Rosamund Pike – ‘Gone Girl’

Julianne Moore – ‘Still Alice’

Felicity Jones – ‘The Theory of Everything’

 

Aktori më i mirë në rol dytësor

Edward Norton – ‘Birdman’

J.K. Simmons – ‘Whiplash’

Ethan Hawke – ‘Boyhood’

 

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Emma Stone – ‘Birdman’

Keira Knightley – ‘The Imitation Game’

Patricia Arquette – ‘Boyhood’

 

Regjia më e mirë

Alejandro Gonzalez Inarritu – ‘Birdman’

Richard Linklater – ‘Boyhood’

Wes Anderson – ‘The Grand Budapest Hotel’

 

Skenari më i mirë origjinal

Alejandro Gonzalez Inarritu, Nicolas Giacobone, Alexander Dinelaris – ‘Birdman’

Wes Anderson, Hugo Guinness – ‘The Grand Budapest Hotel’

Richard Linklater – ‘Boyhood’

 

Skenari më i mirë i adaptuar

Anthony McCarten – ‘The Theory of Everything’

Graham Moore – ‘The Imitation Game’

Damien Chazelle – ‘Whiplash’

 

Muzika më e mirë

The Grand Budapest Hotel

Interstellar

The Theory of Everything

 

Kënga më e mirë

‘Glory’ – Common, John Legend në filmin ‘Selma’

‘Grateful’ – Diane Warren në filmin ‘Beyond the Lights’

‘Lost Stars’ – Gregg Alexander, Danielle Brisebois në filmin ‘Begin Again’

 

Për Maniakat

Maniakat është një grup i përzgjedhur prej disa vetave me njohuri të mira për filmin, njohuri që janë dëshmuar gjatë gati tri viteve të ekzistimit të grupit. Në këtë shoqëri që ka bërë nominimet për filmat më të mirë të vitit janë të përfshirë anëtarë të Maniakë të filmave, të cilët nuk studiojnë dhe nuk punojnë në botën e filmit, qoftë si regjisor, skenarist, aktor, apo edhe kameraman. Pra, është një grup amatorësh që kanë njohuri dhe shije të veçantë në film. Çdo vit, planifikohet shtimi i anëtarëve të ri, qoftë me propozimin e anëtarëve aktual, qoftë nga shkalla dhe cilësia e aktiviteteve në grup. Shoqëria është themeluar në vjeshtë të vitit të 2014.

Read Full Article

Një familje të lumtur po kërkojnë për reklamën e re të Burger Chef, dhe atë e morën në fund. Pit, Pegi, dhe Don vërtetë dukeshin si një familje e lumtur që po shijonin hamburgerët në fund.

Dalëngadalë Doni po rifiton miqtë në firmë. Pegi e të tjerët mund të përgatisin prezantime, por siç duket askush nuk mundet si Doni. E gjithë kjo situatë nuk po mundon as Llun më shumë se Pegin, e cila megjithatë dukej të jetë qetësuar në fund.

Mysafirë nga Perëndimi kishte në këtë episod. Megan është kthyer, dhe akoma nuk ka lidhje se çfarë po ndodh në firmë. U vërejt kur pyeti Pegin se kur do të marr zyrën e Donit, e në fakt ky është nën komandën e saj tashmë. Roxher Sterling ka probleme. Ndoshta janë shenjat e para të një çarje në kompani.

vlcsnap-2014-05-25-21h38m34s38

Ishte mirë të shohim Bobin përsëri. Propozimi për Xhoën ishte sa papritur edhe aq ndryshues në këtë pjesë të serialit. Xhoën e cila nuk është e kënaqur se si po ecin punët në firmë kishte nevojë për diçka të tillë. Megjithatë nuk duket një fund i lumtur.

Pos James Wolk në rolin e Bobit, patëm një rikthim edhe të Allison Brie. Të dy këta vijnë pas një sezoni ku serialet e tyre u anuluan – The Crazy Ones dhe Community, dhe disi është tmerrues fakti që e vetmja mënyrë ti shohim në TV, së paku për momentin është Mad Men.

E përmenda pajtimin e Pegit me Donin. Ishte një pjesë e çiltër, një bisedë, ndërmjet të dyve që afroi ata dhe shkriu atë akullin e krijuar nga largimi i Donit. Mjaftoi një bisedë e hapur, e pastër, për eksperiencat e tyre dhe gjithçka rezultoi me pajtim.

E për rikthimin e Donit askush nuk po kontribuon sikur Pit. Siç duket ai vërtetë ka përfunduar gjithçka me Trudin. Sidoqoftë karakteri i tij, fundi i tij mbetet një nga pjesët më eksituese të serialit. Mos të harrojmë historinë që ka pasur me Pegin, histori që mund të rishfaqet rishtazi kah fundi. Edhe pse nuk pres përgjigje në të gjitha pyetjet, dhe sinqerisht nuk besoj që do të rihapet kjo pjesë, së paku thashë të rifreskojmë mendjet tona me pjesët e para të serialit.

E për fund edhe një partner në firmë. Herri Krejn. Me ritmin që po shkon shumë shpejt mund të kemi një ofertë publike për kompaninë. Sigurisht vetëm po ironizoj me këtë lëvizje të detajeve në këtë mënyrë. Nga një ortakëri tani ka aksionar gati dyshifror.

Mbetet të shohim se çfarë do të ndodh me episodin e fundit të kësaj pjese të sezonit, pjesë që deri më tani ka qenë e kënaqshme.

Read Full Article

vlcsnap-2014-05-08-09h47m17s117

Derisa mendoja javën e kaluar se ‘kishim mësuar shumë’ për Baleishin, vjen episodi i radhës ku mësojmë se vet ai është mjeshtri pas pothuajse çdo tragjedie që ka prekur mbretërit dhe njerëzit e mëdhenj në King’s Landin. Rrenat e tija nuk duken se kanë skaj. E fundit është ajo ndaj Sansës, të cilës i premtoi shtëpinë, por, duket se do të mbetet e ngujuar me të.

Çuditshëm ishte për Sersein. Ishte një Sersei krejt ndryshe, e butë, e sjellshme, e kuptueshme, e qetë! Krejt ndryshe nga dy episodet e kaluara kur ishte në gjah për hakmarrje. Por, sigurisht është duke planifikuar diçka. Edhe ajo bisedë e çiltër me Marzhorin ishte diçka që nuk pritja në atë moment nga nëna e mbretit të vjetër dhe tani të ri.

Kurorëzimi i mbretit të ri vjen pas episodit të kaluar kur e pamë atë më shumë në plan të parë. Gjithashtu ajo skena e tij me Marzhorin na tregoi kufijtë ku nuk do të futet Game of Thrones – marrëdhëniet ndërmjet një të rriture dhe një të mituri. Shyqyr Zotit që diçka qenka ‘e tepërt’ këtu, sidomos pas atij episodi kur u sakrifikua një foshnjë e porsalindur.

E në Veri, Starkët ishin afër bashkimit. Por, nuk ndodhi. Branni zgjodhi rrugën më të dhimbshme dhe më të dobishme. E Xhon Snou dhe kolegët e tij treguan një anë të errët të Kujdestarëve të Natës. Shfaruan një bandë që e kishte merituar një shfarosje edhe më të pashpirt pas episodeve të mëparshme. Ishte një nivel tjetër lufte për Xhonin.

Ndërkohë Kalisi dëshiron të shijoj pak rolin e mbretëreshës. Për pak kohë duket se nuk do të kemi aksion matanë detit.

Nuk besoj që Kalisi do të kthehet në fron, në luftë për të më saktë kaq herët. Besoj që ka kohë për këtë. Ndoshta ka ardhur koha që të shohim dy Starkë bashkë. Çfarë do të ndodh tani me Baelishin mbetet pjesë interesante për episodet vijuese. Edhe sa sekrete dhe të bëma të tij do të mësojmë? Mendoj që episodi i ardhshëm do të na jap më shumë Tirionin në plan të parë. Nuk besoj që do të dënohet, por nevojitet pak informata për vrasësin tjetër eventual që të shpëtoj ai, mendoj. Ju nevojitet një i dyshuar tjetër, i ri, dua të them.

Kemi edhe gjysmë sezoni për të shijuar.

Read Full Article

vlcsnap-2014-05-08-09h47m59s31Kah po shkon Doni? Ishte një episod që na ngacmoi duke dërguar Donin teposhtë, duke e kthyer tek alkooli të cilin e vodhi nga zyra e Roxherit. E ky i fundit ishte në një udhëtim fascinues. Por, më vonë për këtë.

Ka shumë shenja që Doni do të bëj një rikthim në fund të seriale, për një finale fitimtare. Është viti 1969 në seria, viti kur New York Mets fituan World Series atëherë kur askush nuk e priste. Ngjashëm askush nuk pret që Doni tu përmbahet rregullave të fundit. Por, ai flamuri i Mets, mund të ketë këtë lidhje me tregimin e Donit. Dhe kush del shpëtimtar i Donit?! Fredi! Ndoshta edhe personi më i duhur dhe me më përvojë në këtë gjendje në të cilën po niset Doni.

Ishte episodi ku për herë të parë vet Doni vërejti pasojat e marrëveshjes së re. Megjithatë është e pakuptueshme sjellja e Pegit ndaj tij. Nëse Doni i ka bërë diçka asaj mund të jetë vetëm largimi i Tedit për në Kalifornia. E as këtu nuk mund ta fajësojmë Donin. Për Xhoanën tani më është kujtuar se Doni vet ka prishur marrëveshjen me Jaguar, marrëveshje e cila është arritur falë saj. Pra, e kuptojmë urrejtjen e saj nda Donit. Megjithatë një departament aq armiqësor ndaj tij është i pajustifikueshëm.

Është mirë të shohim Pitin dhe Rogjerin në anën e tij. Duket se Pit është rehatuar, edhe pse më mungon të shoh Alison Brie në seria.

E Rogjeri pati aventurën e jetës. U ndesh me të kaluarën, të kaluarën jo të lavdëruar. Dukej si një prind i vonshëm, që rishtazi u shfaq pas dy dekadave duke menduar se tashti Marigold është një fëmijë që do të mashtrohet pas një dite të kaluar me të. Fundi i kësaj pjese ishte ashtu siç duhej, në baltë.

Edhe për fund, a po i shkon nerva të gjithëve Llu apo veq mua? Duket njeriu më bajat në këto episode. Ndoshta pse mori detyrën e Donit, e gjithashtu gjithnjë është duke u ankuar se ndjehet i rrezikuar, ajo, kjo, një qind probleme.

Nuk është personazh antipatik, por…

Po më pëlqen çfarë po ndodh. Do të preferoja një rikthim të Donit në fund, ndoshta si Mets e ‘69tës. Sigurisht se nuk do të dëshiroja një shkatërrim të tij, edhe pse pak besoj që kjo do të ndodh. Pika më e ultë ka qenë kjo ku është tani. Tani e tutje besoj që do të ketë vetëm ngritje për të.

Kanë mbetur edhe tre episode. Shohim se çfarë do të ndodh.

Read Full Article

vlcsnap-2014-05-03-13h43m09s60Shumë sekrete, fshehtësi mësuam në episodin e fundit. Së pari, të nisim nga vdekja e Joffrey. Duket se ka një lidhje në bashkëpunim ndërmjet Baelishit dhe Olennas. Ose vetëm një deklarim i tyre se kanë gisht në vdekjen e tij. Do të mbetet kohë deri të zbulojmë vrasësin e vërtetë, arsyen, metodën, edhe pse për të gjitha morëm nga pak fakte në këtë episod.

Lannisterët duket se po ndahen. Jaime duket të dalë në anën e mirë, përkrah Tyrionit që është i preferuari nga kjo familje për shikuesit. Së paku për mendimin tim, për shumicën. Apo ndoshta vetëm fakti që Brienne e ka prekur në një pikë të dobët. Por, sidoqoftë ishte një episod që kulmoi me këtë ‘përmirësimin’ e karakterit të Jaime.

Kur jemi tek fshehtësitë më në fund, pas një sezoni e gjysmë gati pamë krijesat e frikshme. Dhe mësuam se për çfarë u nevojiten foshnjat, dhe çfarë u bëjnë atyre, edhe pse kjo ishte e pështirë. Akoma po presim dimrin, dhe ardhjen e tyre.

Në anën tjetër, Jon, i vetmi prej Starkëve të lirë tani niset për në mision për të mbrojtur Veriun. Sa ka gjasa që dikush prej Starkëve të përfundoj në fronin e mbretit. Do të dukej e drejtë, por kemi edhe Daenerysin aty.

E Daenerys bëri gjënë e parë që nga fillimi që ndoshta mund të mos na pëlqej, por nuk besoj që do të ketë ndikim në njollosjen e karakterit të saj. Më shumë ishte një formë hakmarrjeje, edhe atë në nivelin e parë. Tani mund të paramendojmë shkallën e hakmarrjeve tjera derisa kthehet në King’s Landin.

Dhe në fund, përsëri tragjedia godet Starkët. Brann dhe të tjerët përsëri janë kidnapuar. Nuk mbetet kush i lirë nga kjo familje, të cilën duket se e urren nga zemra George Martini J

Episodet vijuese pritet të jenë edhe më interesante. Besoj që do të kemi më shumë aksion të nomadëve të veriut, krijesave të frikshme, në njërën anë dhe Lannisterët dhe Tyrrellët në tentim për të marrë pushtetin.

Read Full Article

vlcsnap-2014-05-03-13h42m25s128Pse aq lehtë? Pa asnjë fije hezitimi, vetëm me një ofshamë të lehtë Don Draper bie në fund të pusit në kompaninë që vet ndërtoi.

Situatë në agjenci ishte ndër më të çuditshmet ndonjëherë. Ishte një nënçmim ndaj Donit, që vazhdimisht sa ndërtonte tensionin që në fund do të largonte atë nga kompania. Megjithatë Rogeri tregoi pse është njeri aq i suksesshëm përkundër të gjitha peripecive. Pati disa arsyetime të fuqishme se pse kompania nuk guxon të lë Donin të ikë. Tani do të jetë interesante të shohim si do të funksionojë ai nën hierarkinë e re.

Më çuditi gjithashtu qëndrimi i Joanne. E kuptoj që partnerët e rinj mund të jenë kundër, por ti kthej shpinën Donit dikush nga të vjetrit ishte pak e çuditshme.

E vet Doni pasi fitoi Sallyn javën e kaluar duke se do të humbte edhe Meganin edhe punën. Në fund doli të jetë akoma në lidhje me të dyja, edhe pse jo si më parë. Qarkullojnë shumë zëra se Megan do të përfundoj e vrarë para fundit të serialit. Nuk di si do të ndjehesha nëse ndodh kjo, por në fund Donin e shoh ndoshta me Peggy, ose edhe me rikthimin e Bettyt, pse jo.

E Betty përsëri vazhdon të dal kohë pas kohe në qendër të vëmendjes. Problemet e saj me ‘profesionin’ e nënës kanë qenë moti kohë. Ndoshta Bobby i kujtonte Donin, prandaj erdhi ajo sjellje e shëmtuar, por, sidoqoftë ishte e paarsyeshme. Dhe Henry e ka gabim, Betty është një nënë e keqe, për mendimin tim. Por, jo krejt faji është i saj. Përkundër periudhës që shtjellon seriali Doni nuk mund të shpëtoj i pafajshëm, sidomos pas ndodhisë me Sallyn.

Qyshdoqoftë, Betty qe një nënë e përkryer derisa e prishi në fund për një sandviç. Meqë ra fjala, e keni parë si janë rritur fëmijët? Nuk di a kanë ndryshuar aktorët e Bobit dhe Gene, por, duken jashtëzakonisht të lezetshëm.

Vërtetë do të jetë interesante të shohim Donin të kthyer në punë, dhe tani nën hierarkinë e re, gati në fund të zinxhirit.

Luan Morina

Read Full Article