Tag: Filma

FlashTrailera

  • Fundi i filmit Split të M. Night Shyamalan ishte në të njëjtin univers sikur filmi Unbreakable. Tani në të njëjtin univers nga i njëjti regjisor vjen filmi Glass me Bruce Willis, James McAvoy e Samuel Jackson. – Traileri i dytë
  • Regjisori i ‘Manchester by the Sea,’ Peter Hedges sjell Lucas Hedges dhe Julia Roberts në filmin ‘Ben Is Back’ i cili zhvillohet brenda 24 orëve të fundit para natës së Krishtlindjeve. – Traileri i ri
  • Guy Ritchie do bëj regjinë e filmit Aladdin i cili pritet në kinema më 24 maj të vitit 2019 me Will Smith e Mena Massoud në rolet kryesore. – Traileri i parë
  • Fituesi i Palmës së Artë në Kanë, Shoplifters do të shfaqet në kinema nga data 24 nëntor. – Traileri
  • Aaron Paul dhe Emily Ratajkowski vijnë në filmin Welcome Home i cili shfaqet në kinema dhe VOD me datë 16 nëntor – Traileri

FlashLajme

  • Ryan Coogler do të bëj regjinë dhe skenarin për Black Panther 2
  • James Gunn do të bëj skenarin dhe me gjasë regjinë të Suicide Squad 2. Dave Bautista kërkon një rol në këtë film.
  • Sylvester Stallone ka rekrutuar Paz Vega për filmin Rambo 5: Last Blood
  • Dwayne Johnson do të ketë rol në filmin John Henry and the Statesmen. Jake Kasdan do e bëj regjinë për filmin i cili do të shfaqet në Netflix
Read Full Article

Magjia është rikthyer, dhe kush e bën më mirë se JK Rowling. Kreatorja e ëndrrave të neve ‘Potterheads’-ave vazhdon rrëfimin e saj duke sjell një botë për të cilën dimë gati asgjë. E vetmja gjë që dimë është që titulli i këtij filmi është titull libri i përmendur në serinë ‘Harry Potter’. E po aq përmendet nga seria e ‘Harry Potter’ në këtë film, Albus Urtimori. Kaq.

Read Full Article

Nëse nuk keni dëgjuar kurrë për McDonalds, atëherë jashtëtokësor i dashur, të urojmë mirëseardhje në planetin Tokë. Presidentët që po zgjidhen së fundmi nuk janë më të mirët që kemi pasur deri sot, dhe ju premtojmë që një pjesë e njerëzimit di të bëj zgjedhje ndryshe. Ashtu siç ka bërë për shembull Prishtina në zgjedhjet e kaluara! Apo edhe Kanadaja!

Read Full Article

Zoti është lehtësim, shpëtim! Mu ashtu siç ju thonë shumica e predikuesve fetar, të cilitdo religjion. Është rruga më e lehtë për të gjetur përgjigjet në pyetjet më të komplikuara të jetës. Megjithatë dikush zgjedh rrugë alternative, ndikuar nga ngjarje që ndodhin në një moment të veçantë në jetën e tij. Një rrugë të këtillë sjell edhe ky film.

Read Full Article

Edhe kafshët duket se janë prekur nga mania e The Voice e The X-Factor. (Ndoshta) Inspiruar nga këto, Buster Moon, një miush, hap audicionet për një shfaqje muzikore e cila do të mblidhte mjaft para për të shpëtuar teatrin e tij. Falë një sekretare të plakur, shpërblimi shtohet për dy zero dhe konkurruesit renditen para teatrit për audicione.

Read Full Article

Pritjet kanë qenë të mëdha për këtë film në daljen e detajeve të para, si për çdo film që trajton luftën amerikane në Lindjen e Afërt. Filmi është i bazuar në romanin e Ben Fountain dhe vjen nga një skenarist fillestar në këtë zeje, Jean-Christophe Castelli. Regjia është e Ang Lee i cili i kthehet punës për herë të parë që nga ‘Life of Pi.’

Bëhet fjalë për një ushtar amerikan, Billy Lynn, një 19 vjeçar i cili me skuadrën e tij të luftë janë kthyer në një turne në vendlindjen e tyre pas kthimit nga froni. Turneu është i mbushur me entuziazëm për tu konsideruar heronj – famë, vajza, para, film. Por, pa kaluar shumë kohë, nisin të shfaqen pikëpamjet e vendasve të cilat janë goxha në kundërshtim me ato që kanë të pranishmit në fronin e luftës.

Para se të kthehen në fron, shtyrë nga motra e tij, e cila ka qenë arsyeja kryesore pse Billy ka vendosur të shkoj në luftë, ky nis të konsideron kërkimin për tretman psikik për shkak të gjitha atyre që ka kaluar atje. Kjo shihet edhe si një mënyrë për të ikur nga ndërrimi i radhës. Dhe për të vendosur se çfarë të bëj, ai ka tri orë kohë derisa kryhet ndeshja. Në mes të pjesëve, skuadra do të dal në fushë për te qenë pjesë e shfaqjes.

Si në këtë pjesë, ashtu edhe për gjatë gjithë filmit, kemi tentimin e dështuar për të sjell pasojat që u kanë mbetur këtyre ushtarëve. Gjithashtu, tregimi për ngjarjet në fron nis të shtjellohet shumë vonë dhe është jashtëzakonisht i cekët. Në tërësi skenari është i cekët, edhe pse me qëllim të mirë. Nuk e di si shtjellohet ngjarja në libër, por në film dështon në masë të madhe. Qëllimi është aty – lufta nuk është ashtu siç u shërbehet opinionit të gjerë.

Aktrimi është i mirë. Kemi Steve Martin me më së shumti përvojë dhe një kapje të mirë të karakterit që portretizon. Aty është edhe Vin Diesel në rol të përshtatshëm, e impresionon edhe Kristen Stewart (e çuditshme, e di!). Makenzie Leigh e Joe Alwyn janë pak të njohur në kinematografi, sidomos ky i fundit që debuton në film, por ia dalin të bëjnë atë që kërkohet nga ta.

Në përgjithësi filmi mbetet një ide e mirë, keq e shtjelluar, që nuk dëshpëron, ama shihet qartazi që është larg qëllimit. Nota personale: 3/5

Read Full Article

Në mesin e filmave të marsit në KTV mund të shihni edhe ribërjen e True Grit. Aty bashkë me Jeff Bridges keni edhe një fëmijë, Hailee Steinfeld. Që nga ky film për të cilin ishte nominuar për Oskar, e deri tek ‘The Edge of Seventeen’ Hailee Steinfeld është pjekur nga një adoleshente në një aktore që mund të puthitet me karaktere qoftë për këtë film, qoftë për ‘Pitch Perfect’.

Tek ‘The Edge of Seventeen’ ajo vjen me rolin më të mirë të karrierës deri tani duke sjell në jetë një karakter në qoshe të adoleshencës në mënyrën më të përkryer. Si çdo fëmijë jo i vetëm në familje, xhelozia ndaj vëllait është e vërejtur qysh në fillim, derisa pjesë klishe ose më mirë të them e zakonshme është që edhe të bijat lidhen me baballarët, derisa të bijtë me nënat e tyre më shumë. Ngjashëm ndodh edhe në familjen e Nadine, i ati i të cilës nuk është më në botën e saj, në momentet më të vështira në jetë! Indiferente ndaj të ëmës dhe vëllait, ajo shoqërohet me shoqen e ngushtë e cila në një kohë nis të joshet nga i vëllai i Nadine. Dhe kjo rrëzon krejt botën e saj.

Tani është koha për mësuesin qel dhe injorant i cili bëhet shoku i saj në pushimet e drekës. Dialogët ndërmjet këtyre dyve janë pjesa më komike e filmit, i cili nuk është aq i zymtë, ama përfshinë çdo aspekt të kësaj periudhe nga jeta e Nadine. Mësuesi vjen në jetë nga i shkëlqyeshmi Woody Harrelson i cili më kënaq edhe këtu me aktrimin e tij. Harmonia skenike e të dyve, Haileet dhe Woodyt është e mrekullueshme. Por, megjithëse aktrimi i të dyve është në nivel të lartë, as të tjerët nuk mbeten mbrapa.

Karakteret e nënës, vëllait, dhe shoqes më të ngushtë të Nadine, falë një skenari të shkëlqyeshëm nuk pozicionohen në asnjërin grup të protagonistëve – as heronj, as antagonist. Dhe kjo e bën skenarin e shkëlqyeshëm i cili është vetëm i dyti në karrierën e Kelly Fremon Craig. Ajo bën edhe regjinë, në të cilën zeje debuton. E duke pasur këto parasysh, kemi një film për merak të ndërtuar nga pas kamerave, e që nuk mbetet mbrapa në cilësi as para kamerave.

‘The Edge of Seventeen’ mbetet një film i realizuar për merak që sjell një tregim të shkëlqyeshme rritjeje duke mos i ikur realitetit aspak. Nota personale: 5/5

 

Read Full Article

Intriguese është historia e Kennedy-ve! E sheh filmin për zonjën e parë të SHBA-ve dhe futesh për të marr informata edhe një herë, në tentim për të kuptuar pse ka ndodhur çfarë ka ndodhur. Pa marr parasysh sa kohë ke shpenzuar me këtë temë, akoma kërkon të gjesh ndonjë detaj që do të hidhte dritë mbi këtë histori plot mister dhe konspiracion. (dhe kështu përfundon duke diskutuar në Maniakë t’Konspiracioneve).

Nëse shohim emrat pas kamerave të cilët kanë realizuar këtë film, shohim se nuk do të duhej të ishte ndonjë kryevepër. Regjisori Pablo Larrain është më shumë i njohur si producent se sa si regjisor i filmave të kinemave, edhe pse ka jo pak bagazh. Ndërkohë skenaristi Noah Oppenheim vjen me tituj tinejxherësh si ‘The Maze Runner’ e ‘Allegiant’. Përkundër kësaj puna pas kamerave nuk është për tu hedhur poshtë, por edhe nuk është ndonjë gjë e veçantë. Kushedi edhe sa të ishte e jashtëzakonshme, përsëri do të mbetej në hije të aktores në rolin kryesor, pasi edhe vet titulli i filmit e tregimi përqendrohen tek karakteri i saj.

Filmi ndjek gruan e John F. Kennedy, Jacqueline Kennedyn, e cila jep një intervistë ekskluzive kohë pas tragjedisë. Derisa ajo vet rrëfen tragjedinë, ne shpihemi nëpër ngjarjen dhe ndodhitë që kanë paraprirë dhe kanë ndjekur tragjedinë në fjalë. Nuk pengohemi vazhdimisht nga narracioni i Jackiet. Vetëm ecim nëpër periudha të ndryshme, disa edhe shumë dytësore pa ndonjë ndikim direkt në rrëfim, por megjithatë me kulturën e nevojshme për këtë rrëfim.

E veçantë tek ky film është aksenti të cilin përdor Natalie Portman. Duket i çuditshëm, por vet karakteri i Jackiet ka qenë diqysh ndryshe nga karakteri i një zonje të parë. Për aftësitë e Natalie Portman nuk kemi çka flasim. Ajo ka dëshmuar veten me dekada në ekranin e madh duke sjell një mori karakteresh të ndryshme, karaktere të cilat ka mishëruar për bukuri. Edhe tek ‘Jackie’ ajo na jep një ndjenjë që jemi duke ndjekur rrëfimin e vet Jackie Kennedy e jo aktrimin e Natalie Portman. Kjo e bën atë një aktore që meriton çdo lëvdatë për punën e saj.

Aktrimi i Natalie Portman sjell ndoshta portretizimin më të përkryer të Jackie Kennedyt në ndonjë adaptim televiziv. Vetëm për këtë arsye mjafton të shihni këtë film. E nëse nisni të hulumtoni më shumë për Kennedyt, mallkimin, dhe konspiracionin për ta, atëherë e dini ku duhet të shkoni. Nota personale: 4/5

Read Full Article

Çdo njeri që takoni ka tregimin e tij, dhe nëse mendoni që dini diçka për të, atëherë dijeni që s’dini gjë! Ngjashëm është edhe tregimi për Lee Chandler. S’do të mësoni gjë për të nga ky recensim, sa do të mësoni nga filmi ndër më të mirët e vitit.

‘Manchester by the Sea’ sjell tregimin për Lee Chandler i cili detyrohet të kujdeset për nipin e tij pasi i vëllai ndërron jetë. Në kuptimin e plotë të fjalës është një rrugëtim i këtyre dyve pas ngjarjes së lartpërmendur, pa anashkaluar kërcimet para e mbrapa në kohë. Sado që mund të ju bëjnë konfuz, këto kërcime japin një këndvështrim më të thuktë për historinë që tregon filmi.

E historia është e përgatitur hollësisht duke sjell prekur vetëm majën e detajeve që vazhdojnë të mbajnë një mister në vete përgjatë gjithë filmit. Pa merak, gjithçka do të mësoni, ama s’do të ju vije i shërbyer në pjatë. Ky lloj ngacmimi i shikuesit me prekjen minimale të historive të ndryshme, na mban të lidhur me filmin derisa skicojmë vet ndodhitë eventuale që kanë mundur të ndodhnin. Dhe pastaj, ‘boom’!

Aktrimi pjek përfundimisht Casey Affleck të cilin e dërgon në elitën e aktorëve me paraqitje sipërore në filma, qoftë edhe vetëm një të tillë. Filmi i bazuar rreth karakterit të tij ndihmon në lëshimin e vëmendjes vetëm tek ai, por emrat që e shoqërojnë në këtë udhëtim, qoftë edhe nga larg, Kyle Chandler e Michelle Williams vetëm se kanë një bagazh të mbushur me role të karaktereve të cilat jetësojnë në këtë film.

Harmonia skenike me Lucas Hedge është jashtëzakonisht e bukur. Është një relacion mixhë-nip që nuk i ikën asnjë grimcë realitetit. Të dy janë shumë rehat në punën që bëjnë. Së paku duket të jenë dhe kjo me gjasë i jep hijeshinë dhe madhështinë që mbërthen në vete ky projekt filmik.

Ngjashëm si aktrimi i Casey Affleck e Lucas Hedge, edhe rrëfimi është tepër real. Është diçka që nuk i ikën normalitetit të këtyre situatave, përfshirë disa skena të papritura ndoshta nga shumica. Bash kjo është ajo që e bën të shkëlqyeshme punën e Lonergan të cilin e shohim edhe para kamerave në këtë film.

Është një tregim tepër, ama tepër emocionues. Afrimi me realitetin vetëm se tregon që të gjithë jemi njerëz që përdorim makijazhin dhe maskat. Maska e makijazh që na bën të dashur për shoqërinë, pa të cilat s’do të pranoheshim nga askush. Nota personale: 5/5

Read Full Article