Seriale

Taboo – Sezoni 1 (pa spoilera)

Babë e bir, Chips e Tom Hardy, sjellin njërën ndër seritë më të mira të këtij viti, ‘Taboo’. Tashmë pas serisë së parë, seriali është pjesë e Top60 serialeve më të mira sipas IMDB, derisa nuk pres të shpërblehet për Emmy, apo diçka të ngjashme.

E në serial, Tom Hardy vjen në karakterin e James Keziah Delaney. Ai kthehet nga Afrika me disa diamante, dhe i gatshëm për të kundërshtuar pushtetin në një periudhë kur lufta e Mbretërisë së Bashkuar me SHBA-të është në fazë kritike të përfundimit. I konsideruar si i vdekur, Xhejms me tu kthyer nis të shihet si një fantazmë, një i vdekur që ecën. E kjo ndihmohet edhe më shumë nga ndjenjat e tij bizare ndaj gjysmë-motrës së tij, Zilfa Griri. Problemet e Xhejms Dellejnit me shtetin janë kryesisht me pronë, derisa nuk përjashtojnë as aktivitete tjera ilegale.

Dy emra kur jemi tek aktrimi – Jonathan Pryce, e Michael Kelly. I pari është High Sparrow nga ‘Game of Thrones,’ i dyti Dougie i Frank Underwood tek ‘House of Cards’. E prej ‘Game of Thrones’ kemi edhe Oona Chaplin, gruan e Rob Starkut. Kjo vjen në rolin e motrës së Xhejmsit, Michael Kelly është ndihmës i Xhejmsit, derisa Pryce shefi i komitetit i cili merret me Xhejmsin. Aktrimi nga të gjithë këta është i shkëlqyeshëm, por megjithatë mbetet pak më poshtë Tom Hardyt. Ai është i mahnitshëm në këtë serial. Dhe kur të kemi parasysh që merret edhe me punën e kreatorit e producentit, meriton çdo lëvdatë.

Seriali nuk dëshpëron emrin, është i errët, bizar në raste, e kalon edhe kufijtë e realiteti. Megjithatë zymtësia që ka në vete e bën të veçantë. Ka dredhime të papritura, të shkruara për merak të cilat vetëm sa e bëjnë më të përkryer.

Janë tetë episode, derisa edhe dy sezone pritet të shfaqen gjatë viteve të ardhshme. Është një dramë e BBC-së që s’do bënte ta humbisni, sidomos nëse jeni të dhënë pas dramës britanike.

Spoilerat… ndonjë herë tjetër!