Seriale

Superior Donuts – Sezoni 1

E keni përcjellë serinë ‘Taxi’? Dyshoj, është mbi tridhjetë vite e vjetër. Por, gjasa më të mëdha janë nëse keni përcjell ‘Numb3rs’, ‘Damages’, sezonin e vetëm të ‘Forever’, e edhe pak episode të ‘The Goldbergs’. Sidoqoftë, asnjë nga këto nuk ka rëndësi.

Judd Hirsch i cili ka pasur shumë role në seritë e lartpërmendura, sidomos tek ‘Taxi’ që është një komedi tepër e mirë e viteve ‘80ta, vjen në rolin e pronarit të një shitore petullash e ëmbëlsirash, i cili punëson një të ri, zezak, si nëpunës të tij. Pos dallimeve në moshë që rrjedhimisht shfrytëzohen për një sërë skenash komike, përfshirë edhe racizmin e teknofobinë kryesisht; këta janë të rrethuar me një grup ku secili prej karaktereve ka rolin e tij tejet komik në tregim.

Tek grupi kemi një vajzë të re, goxha naive në modernitetin e saj; një amerikan tipik, qejfli i cili kohën më të madhe e kalon në shitore të petullave; një arab koprrac i cili për mua është karakteri më i mirë komik i këtij sezoni; pastaj kemi dyshen police – oficerja në moshë të cilën e njohim edhe si gruaja e Al Bandit tek ‘Married with Children’, dhe një polic tjetër më i ri, më axhami. Këta dy të fundit pak më shkojnë nerva, kryesisht për shkak të qëndrimit të oficeres karshi dynjasë. E ka shumë ‘rrafsh’. Por, arabi, Fazi – edhe vetëm për të ia vlen ta shihni këtë sezon të parë.

Është një ansambël që ka një harmoni tejet të bukur ndërmjet vete. Secili e ka vendin e vet, komedinë e vete. Përshtatja në tregim, nëpër episode është bukur e ndërtuar nga ekipi. Nuk është diçka i veçantë, ama është kohë e mirë për të qeshur. Nota personale: 4/5