Stoger dhe kriza tek 1FC Koln
Sport

Stoger dhe kriza tek 1FC Koln

3 vite pas rikthimit në Bundesligë, Köln gjendet në një pozitë të veshtirë si asnjeherë më parë. Vetem 1 pikë në 8 xhiro është bilanci i “Die Geißbocke” që po vuajn me së shumti te vija e sulmit. Një shkarkim i trajnerit as që vjen në shprehje pasi që Stöger gezon perkrahjen e lojtarëve dhe gjithë qytetit,por edhe shkarkimi i mundshem do t’i kushtonte shume klubit pasi që kontrata e tij skadon në vitin 2020.

Largimi i Antonio Modestes ishte fillimi i kesaj krize.Francezi ishte një nga shume mercenaret që u larguan drejt Kines për para.Me 25 golat e tij, Köln arriti që të rikthehet në garat evropiane pas 20 viteve.

Afati kalimtar veror nuk ishte profitabil,si zevendesues i Modestes erdhi Claudio Pizarro,një lojtarë që është dashur të pensionohet qysh para dy viteve.Simon Zoller mbetet i njejti,një sulmues që nuk e ka iden se si shenohet goli.Jojic dikur u konsiderua nga Jurgen Kloop si talenti me i madh në Bundesligë sa ishte pjesë e Dortmund,kurse sot është vetem hije e një lojtari në fushë,fjalia e njejtë vlen edhe për Bittencourt,por ky i fundit ka shpresa që të permirsohet.
I vetmi që po jep maksimumin e tij tash e 3 sezone mbetet Timo Horn që gjithmonë ka marrur fjalë admirimi nga legjenda Oliver Kahn.

Kualifikimi në Europa League mund të jetë shkak për këtë formë të dobet qe po kalojnë “Die Geißbocke”,diçka që i ka ndodhur edhe ekipeve tjera(Augsburg,MGladbach,Schalke,Maiz) ne momentin kur janë kualifikuar në këtë garë,pra mund të konstantojm që ekipet mesatare gjermane nuk kanë fond të lojtarëve që të garojn në shume gara.

Javen e ardhshme Köln e pret Bremenin që ende nuk e ka shijuar fitoren në këtë sezon,pra është një perballje “jetë-vdekje” për Peter Stöger nese nuk arrin që të fitojë.