Filma

Spring, Summer, Fall, Winter… and Spring (2003)

”Go and find all the animals and release them from the stones,Then I will release you too.
But if any of the animals, the fish,the frog or the snake is dead, you will carry the stone in your heart for the rest of your life.”

Pjesa më e madhe e filmit është e zhytur në misticizme budiste. Secili nga pesë episodet përmban një kafshë të ndryshme – një qen, një gjel, një mace, një gjarpër dhe në fund një breshkë. Për çdo sezon, Kim Ki-Duk vëren ndryshimin e motit dhe marrëdhënien e njeriut me natyrën.

Regjisori thote: Tempulli lundrues është përdorur për të treguar ”shpejtësinë në të cilën jeta mund të ndryshojë, në mënyrë që mund të zgjoheni dhe të gjeni se Lindja është bërë Perendim dhe Perendim është bërë Lindje “ironia e jetës.” Gjithashtu ai thotë se ndryshimi i stinëve në film është bërë për të treguar jetën e një murgu dhe se ajo reflekton ciklin e jetës në përgjithësi.

Ai thote: ”Në qoftë se ne do të ishim në gjendje për të kujtuar mësimet e jetës nga pranvera, ne nuk do t’i përsërisnim ato, por si dimri i cili largon gjethet dhe ngrin çdo gjë, ashtu si stinet edhe motivet tona në jetë do të na bëjnë të harrojmë dhe t’i përsërisim gabimet e kaluara. Kjo nuk është vetëm një ide budiste, por një nga faktet e jetës.

SIMBOLET DHE KUPTIMI I TYRE

Kasollja: Përfaqëson vetën. E gjithë prona dhe strehimi i nevojshëm është në kasolle lundruese. Kur i riu nuk mund të jetojë në rehati në kasollë, atëherë gjëra të kqija ndodhin. Ai kurrë nuk kryen veprime epshore në kasollë. Kur ne kerkojmë lumturinë jashta vetevetës atëherë ne kurrë nuk mund të jemi plotësisht të kenaqur.

Dyert: sikurse ato jashtë liqenit dhe ato të kasollës janë më shumë simbolike sesa urdhëruese. Fakti se nuk ka mure nënkupton se përdorimi i tyre nuk është i detyruar porse i zgjedhur. Ato përfaqësojnë moralin dhe disiplinën. Morali nuk është përcaktuar nga një fuqi më e lartë, por nga shoqëria dhe vetëvetja. Duke miratuar kufizimet që dyert sjellin, vetë-disiplina është arritur. Sapo i riu tejkalon këto kufij të vetë-imponuar për të kaluar te vajza atëherë fatkeqësia do ta ndjekë.
Kafshët e ngordhura: mjeshtri i tij e lejon të riun që t’i mbytë kafshët. Ai nuk dëshiron të bëhet një figurë babai i fuqishëm, për të pastruar të bëmat e tij, mirëpo lejon që të bëjë gabime dhe t’i vuaj pasojat. Budizimi nuk ka një fuqi më të lartë, por më teper promovon vetë-ndërgjegjsimin.

Guri i Mullirit dhe Buddha: përfaqesojnë gurët binjake të keqardhjes për vrasjen e peshkut dhe gjarpërit. Çfarë bëni ndaj të tjetrëve, ju bëni ndaj vetës. Ai e ka mbajtur karmën me vete gjatë gjithë jetës derisa i tejkalon ata të dy duke i mbajtur deri në maje të kodrës, afër qiellit. Këtu ai e liron vetën dhe arrin shpagimin me anë të luftës.

Mjeshtri: është një mësues i madh po rrallë që jep udhëzime. Vështirë se e flet një fjalë, por mësimet janë mësuar. Një mësues i mirë ia tregon rrugën një studenti për t’u zbuluar njohuri vetë-evidente për vetët e tyre.
Nëna me shaminë e saj rreth fytyrës: përfaqëson fajin dhe turpin të cilat edhe janë shkaku i rënies se saj. Duke u fshehur nga bota e jashtme ju mund të sjellni shkatërrim vetvetës.

Djali i ri: si në fillim të filmit e gjithashtu edhe në fund, na përfaqëson neve. Një jetë e mirë nuk arrihet nga mungesa e mendimeve të këqija, por nga mjeshtria e tyre derisa ato nuk kanë më ndikim tek ne. Ne zgjedhim sjelljen tonë në vend se ajo të na zgjedhë neve. Djali ri nuk ka lindur pa asnjë mëkat, por duhet të ecë rrugën e tij për të arritur hyjninë. I njëjti aktor që luan djalin e ri tregon ciklin e përjetshem të shpirtit njerëzor.
STINËT- Cikli i pafund i lindjes, rritjes dhe vdekjes.