Filma Recensime Filmash

Snowden. Recension

Kemi patur rastin të shofim shumë filma të cilët i trajtojnë temat si terrorizmi, luftërat moderne, spiunazhi dhe sulmet kibernetike në sisteme dhe databaza të ndjeshme qofshin afariste apo shtetërore. Mirpo, filmi biografik për Edward Snowden nën regjin dhe skenarin e Oliver Stone disi i përfshin të gjitha nga pak, duke e kompletuar një vepër filmike me plot informacione interesante, plot emocione, dhe konsideroj që është nga filmat biografik më afër realitetit.

Shtetet16snowdon-master768 e Bashkuara dhe qeveria e presidentit Obama u shokuan vitin 2013 kur u bën dëshmitar të rrjedhjes së dokumenteve sekrete nga agjencioni i sigurisë shtetërore (NSA) për publikun e gjerë, duke u bërë subjekt i kritikave të shumta nga shtetet botërore, organizata dhe aktivist e analistë të ndryshëm në botë. Në emër të luftës kundër terrorizmit, NSA kishin vendosur që t’i spiunon jo vetëm qytetarët e vendit të tyre, por se spiunazhën do ta zgjeronin në tërë botën. Duke qenë pjesë e programit të tillë, Edward Snowden i shtyer nga ngjarjet e 11 Shtatorit vendos që ta ndihmoj shtetin e tij duke kontribuar në çfarë do mënyre që mundet. Me qenë se ishte i zoti në fushën e teknologjisë informative, vendos që të bëhet pjesë e CIA-së ku do të dizejnonte një program i cili më vonë do t’përdorej për spiunim të pajisjeve elektronike në tërë rruzullin tokësor. Një gjë të tillë Snowden nuk e pranon, pasi që gjykon që ky veprim është cenim i privatësisë së individit. Nga këtu vendos që të dali publikisht kundër organizatës më të fuqishme të spiunazhit në botë, kundër CIA-së dhe NSA-së.

Skenari është ndërtuar shumë bukur dhe i bazuar në librin The Swowden Files nga Luke Harding, libër ky i bazuar kryekëput në biografinë e Snowdenit. Skenari përfshin ngjarjet kryesore nga rekrutimi i tij në organizatat shtetërore të SHBA-ve si dhe më pas loja e tij e mençur për t’u tërhequr dhe për t’marr me vete dokumente të rëndësishme të cilat do ta shokonin botën perendimore, e bën filmin tejet interesant dhe të besueshëm. Loja e Joseph Gordon-Lewit ishte mbreslënëse, personifikimi i tij ishte tepër bindës saqë kishte momente nga kënde të ndryshme që të mbushej mendja që je duke e parë Snowdenin e vërtetë.
Përfundimisht Snowden është projekti tjetër filmik i 2016 i cili e shpëton Hollywood-in nga klishet dhe nga paraliza artistike në botën e kinematografisë.

 

Kushtrim R. Krasniqi