Seriale

Snatch – Sezoni 1 Recensim

Filmi i Guy Ritchiet me të njëjtin emër është ndër filmat e mi të preferuar. Ka një kast të mahnitshëm edhe një lidhje të përzier të karaktereve të shkëlqyeshme. Është ndër filmat jo të paktë që kam notuar me dhjetëshe.

Dhe si një fans i prodhimeve kinematografike nga Ishulli, dhe fans i punës së Guy Ritchiet, përcjellja e serisë së Crackle, ka qenë ndoshta kushtimore. Të qartësoj së pari që seriali nuk i afrohet filmit. Mbetet larg në fakt, por është pesëfish më i gjatë dhe kjo minutazhë duhet të mbushet disi.

Derisa mbushet nuk lë hapësira të shumta për të dremitur. Ata që e kanë parë filmin, e dinë se çfarë tollovie mund të presin, ata që nuk e kanë parë filmin, së pari dyshoj që do të ju pëlqej seriali, e së dyti të ju them se bëhet fjalë për disa palë të përfshira në një vjedhje ari që përzien nëntokën me ‘mbitokën’ e edhe kalimtarë të rastit. Skenari është i komplikuar në plan të parë, ama gjithçka qartësohet qysh në fillim. Pra, mos u brengosni që s’do të kuptoni lidhjet kush me kë, për çfarë, si, e pyetje të tjera.

Aktorët janë shumica të panjohur, por do të ndalem të përmend Rupert Grint nga Harry Potter. Ai vjen edhe si producent. Emra të tjerë dyshoj që do të jenë të njohur, por secili kap karakterin e tyre për merak. Nuk kam qenë aspak i dëshpëruar me aktrimin. Apo edhe me pjesët tjera të serialit. Përkundrazi ka qenë një kohë mirë e kaluar në plan të dytë.

Ndoshta kërkon kohë të shikohet, dhjetë episode ndërmjet 40 e 50 minutave nuk janë pak. Por, edhe vet prodhim i kujt është tregon pak për cilësinë e serialit. Nuk është asgjë e veçantë. Por, fansat e filmit në fjalë dhe televizionit britanik do të pëlqejnë ta shohin. Atyre që presin nivelin e filmit do të dëshpërohen. Nota personale për sezonin e parë: 3/5