Recensime Filmash

The Shallows (2016) – Recensim

127 Hours më i butë

Së pari më duhet të pranoj që nuk jam fans i madh i horrorave. Sidomos atyre mbinatyror. Por, The Shallows nuk hyn në këtë kategori duke provuar ti afrohet realitetit sa që mund edhe të definohet si i tillë. Pra, deri në një masë është një ngjarje që mund të na ndodh të gjithëve. Ndoshta. Nejse, së paku atyre që bëjnë surf në vende të dyshimta.

Ngjarja zhvillohet me një bregdet në Meksikë ku Nancy pas vdekjes së të ëmës shkon të përjetoj njërin nga vendet më të dashura të së ëmës. Aty, ajo nis të bëj surf, dhe në një vend të braktisur nga njerëzimi, ajo mbetet e ngujuar në det. Kjo ndodh pas një aksidenti në ujë, aksident që zgjon kureshtjen e një peshkaqeni i cili provon të mbroj territorin e tij.

Film i mirë nga njerëz me përvojë

Pra, është një ngjarje që , edhe pse jo aq të mëdha, megjithatë ka gjasa probabiliteti. Për këtë duhet ti japim një mëritë të veçantë Anthony Jaswinskit dhe Jaume Collet-Serra. Që të dy, sidomos Collet-Serra, janë emra jo pak të njohur në zhanrin e horrorit. Përvojë e bën të veten në sendërtimin e kësaj ngjarjeje e cila nuk lë asgjë për tu dëshiruar tek fansat e ‘horrorit’ të butë.

Një gjë tjetër që duhet të pranoj është që kurrë Blake Lively nuk më ka mbushur syrin e një aktoreje të mirë (#TeamBlair :P). Dhe, akoma nuk vë diçka speciale, por ama bën një punë të mirë. Sjell në jetë një karakter ashtu siç di, tepër emocional në vetvete, emocional deri në atë shkallë sa që nis të të shkoj nerva. Në fakt ajo është e vetmja fytyrë që shihet përgjatë gjithë filmit, me karaktere dytësore që anashkalojnë në momente të caktuara.

The Shallows mbetet një film mirë i realizuar, i përkryer për këtë zhanrin e ‘trilluar’ të horrorit që më pëlqen mua, horror të butë. Deri në një masë mund të ngjaj me ‘127 Hours’, por jo mjaft. Nota personale: 3/5