Filma

Secrets & Lies – Recensim piloti

Ryan Phillippe së fundmi ka qenë i pranishëm në TV në serialin ‘Damages’. Juliette Lewis së fundmi ka qenë e pranishme në ‘The Firm’, por ka një përvojë më të pasur dhe më të madhe se sa Phillippe. Gjithashtu ajo do të kthehet edhe në ‘Wayward Pines’, pas 10 episodeve të ‘Secrets & Lies’.

Titulli i serialit na bënë të mendojmë që karakteri i Phillippe i cili gjen një fëmijë të vdekur derisa ishte duke vrapuar në një kohë të pazakontë, ka përplot sekrete dhe do të tregoj gjithashtu shumë gënjeshtra gjatë episodeve që na presin. Në fakt, episodet që i presin ata që do ta shikojnë. (Unë s’do të kthehem për më shumë episode).

Seriali nis në një atmosferë adrenaline, të zymtë, të errët, me shi, diçka që i përshtatet shijes time, por zhvillimi i ngjarjeve, nga momenti kur dyshimet bien mbi karakterin e Phillippe më humbin interesim. Është një tregim që është diskutuar shpeshherë. Më shumë ngjan në një tregim disa episodesh nga proceduralet e dramave kriminalistike, që kësaj radhe vjen si seri dhe një ngjarje më e detajizuar.

Thjesht janë minuta dhe episode që mund ti kurseni duke shikuar një episod të ‘Criminal Minds’. Për të kursyer kohën, më mirë do të ishin 40 minuta se sa 400. Nota personale 2/5

Luan Morina

Kritik për TV&Film