Filma Intervista TV

Rruga drejt Hollywoodit

CEThe Celebrity Experience (shqip: ta shijosh famën) është një program që u mundëson intërpretuesve të rinj t’i shfaqin aftësitë dhe talentet e tyre për aktrim. Ky program organizon turne botërore në kërkim të talentëve të rinj, të cilët do të paraqiten tek Universal Studios në Hollywood, Kaliforni. Gjatë eventit pesë ditor, pjesmarrësit do të keni rastin me qenë pjesë e një xhirimi të shkurtër i realizuar nga regjisor të Hollywood-it për t’i provuar aftësitë e tyre në aktrim. Ngjarja do të përcillet nga drejtues të produksioneve të famshme filmike, si HBO, ABC, Nickelodeon etj.

 

Një ngjarje e tillë u organizua me datën 17 Prill edhe në Vienë të Austrisë, ku në këtë ngjarje morën pjesë rreth 500 veta. Sido qoftë garën e kaluan diku rreth 15 deri 20 veta, ku në këtë mes fitues doli të jetë edhe kosovari Fatlum Rexhepi.

LumiFatlumi, 20 vjeçari i cili bëri transfer nga fakulteti i Prizrenit në atë të Vienës gjatë verës 2015, së fundmi u bë i famshëm në një klub ku organizohen “Stand-up Comedy”. Me shakat e tij ai po pëlqehet shumë nga austriakët, ku për një kohë të shkurtë siç na rrëfen ai, është duke performuar në pesë klube të qytetit.

Kandidatët e The Celebrity Experience do të nisen për në SHBA në fillim të muajit Qershor. Kosova edhe kësaj radhe do ta ketë “ambasadorin” e vet në njërën nga studiot e filmit më prestigjioze në botë.