Film

Robert De Niro në luftë me gjyshin

Robert De Niro

Robert De Niro ka siguruar rolin e tij të radhës. Ai do të jetë pjesë e filmit The War with Grandpa.

Filmi i Matt Ember e Tom Astle adapton novelën e Robert Kimmel Smith e cila e gjen një fëmijë të ndarë ndërmjet dashurisë për gjyshin dhe dhomën e tij. Kur gjyshja e tij vdes dhe gjyshi zhvendoset tek ata, ai merr dhomën e tij që detyron djalin të ngjitet në tavan. Këtu nis lufta.

Tim Hill bën regjinë, derisa Robert De Niro do të shfaqet edhe në The Irishman të Martin Scorsese ndërkohë.