Seriale

Rinovohet Stranger Things

Netflix ka porositur sezonin e dytë të serialit Stranger Things.

Sezoni i dytë do të ketë nëntë episode, që është një më shumë se i pari, derisa përkrah njoftimit është publikuar edhe një vide teaser.

Tregimi në sezonin e dytë do të nis një vit pas ngjarjeve në sezonin e parë, në vjeshtë të vitit 1984.