Seriale

Rinovohet Queen of the South

queen of the south

USA Network ka rinovuar edhe për një sezon adaptimin amerikan të telenovelës, Mbretëresha e Jugut.

Queen of South do të kthehet për sezonin e dytë prej dhjetë episodeve, pas dominimit të sezonit fillestar në kategorinë e shikueseve 18-49 vjeç. Në total, çdo episod kishte 2.26 milionë shikues.

Alice Braga vjen në rolin kryesor të versionit amerikan, derisa ai latino-amerikan është duke u transmetuar në Kohavision.