Film

Rebecca Ferguson në The Greatest Showman

rebecca ferguson

Biografia muzikale The Greatest Showman që përqendrohet rreth karakterit të Hugh Jackman – PT Barnum, ka shtuar edhe një emër. Është aktorja e MIssion Impossible: Rogue Nation, Rebecca Ferguson.

Ajo do të luaj rolin e këngëtares së operës, Jenny Lind.

Filmi në regji të Michael Gracey dhe me skenar të Michael Arndt ndjek ngjitjen e Barnum nga një aktor i thjeshtë cirku, deri në krijimin e zinxhirit të tij të cirqeve.

Zac Efron, Michelle Williams, e Zendaya, janë pjesë e kastit.

Filmi i radhës i Rebecca Ferguson është The Girl On The Train i cili shfaqet me datë 5 tetor 2016.