Filma

Pure Gold

Life is a tragedy when seen in close-up, but a comedy in long-shot.

The Gold Rush ndoshta nuk është filmi më i mirë i Chaplinit por ai padyshim se jep performancën më të mirë jetësore në këtë film e për të cilin kishte dëshirë që më së shumti të mbahej mend nga gjeneratat e ardhshme. Në këtë film të shkruar,drejtuar e kompozuar nga vetë Chaplini përcjellim avenurat e heroit tonë,The Lone Prospector,i portetizuar nga vetë ai natyrisht,se si merr rrugën për në Alaskë me qëllimin e vetëm që të gjejë ari në periudhen e njohur si “Gold Rush”. Përgjatë udhëtimit të tij ai takohet me Black Larsen ( Tom Murray),një kriminel ky në ikje e i cili është i gatshëm të bëjë çdo gjë që të fusë duart e tij në ar. Për fat të mirë në kabinen e drurit në të cilën po qëndronin për shkak të stuhisë së madhe ai takohet edhe me Big Jim ( Mack Swain ) e me të cilin kan ndër skenat më të mira në film. Ndër skenat tjera më të njohura mbetet padyshim ajo e ngrënjes së qizmes,e ku gjatë gjirimit të kësaj skene Chaplini kishte ngrënë aq shumë qizme ( e cila ishte bërë nga licorice – një substancë e zezë kjo aromatike dhe e ëmbël e bërë nga lëngu i rrënjëve dhe i përdorur në mjeksi) para se të ishtë i kënaqur me skenën saqë iu ka dashur të shkojë në spital që ta pastrojë stomakun. Pjesa tjetër e tregimit e që Chaplini ka shumë sukses në filmat e tij është dashuria që fillon të ndjejë për Georgian,një valltare kjo e me të cilën takohet kur kthehet në qytet. Ky interesim dashurie për të bëhet shkaktare e njërës prej skenave tjera më të famshme të filmit e që është ajo e “dancing rolls” në darkën të cilën e organizon për të.Kjo skenë është aq e famshme për publikun saqë në disa raste ( sikurse ajo në premierën në Berlin ) është përsëritur disa herë. Marrëdhënia e tij me Gjeorgjian është edhe një tjetër prezentim për simpatinë që ai e kishte për klasat e ulëta,pasi edhe kur takohet me të në anije prapë vazhdon ta duaj edhe pse tashmë është bërë një multi-milioner. Për shkak të suksesit të madh që kishte filmi,Chaplini realizoi një version të ri të tij në vitin 1942.