Film

PriFilmFest 2017

‘Crash’ ndoshta është në mesin e filmave më të nënvlerësuar që kanë fituar Oskar. Por, në thelb përmban një kryqëzim historish që sfidojnë karakterin e njeriut karshi situatave që ndryshojnë jetë.

Paul Haggis është mendja që ka thurur skicën pas këtij filmi, ngjashëm siç ka bërë me tituj tjerë si ‘Million Dollar Baby’, ‘Letters from Iwo JIma’, e ‘Flags of Our Fathers’. Haggis do të jetë mysafir special i edicionit të nëntë të PriFilmFest.

Festivali do të sjell një mori premierash, të cilat dot ë mund ti shihen në pesë lokacione në kryeqytet. Dy nga këto do të jenë kinema të hapura të cilat do të shfaqin filmat pa pagesë. Pa pagesë filmat do të jenë edhe për pensionistët mbi moshën 65 vjeçare, dhe studentët. Të gjithë filmat mund të shihen me një çmim prej vetëm 10 eurove, nëse blihet kartela ‘All in One’.

Më shumë informata për festivalin mund të gjeni në faqen e tyre në Facebook, dhe në uebfaqen e tyre, www.PriFest.org.