fifty shades darker

Pornografia e hirtë!

A flasim për diçka që si popull po na mban gjallë, ama asnjëri se përmend?

Gati 92 miliardë video prej 23 miliardë vizitave kanë qenë në njërën prej faqeve kryesore të pornografisë falas në internet. Shifrat zyrtare prej Kosovës nuk janë publikuar sepse jemi vend i vogël, e mbi të gjitha IP adresat tona shumica janë ose me Shqipëri, ose me Serbi, varësisht se cilin operator përdorni.

Por, nuk na nevojiten statistikat për të dëshmuar si pornografia po shëron këtë popull të mjerë! Janë dy faktorë që ndikojnë në suksesin e operatorëve kabllor e satelitor tek shqiptarët – sporti dhe pornografia. Bile, kjo e fundit për kah statistikat, nëse janë për tu besuar shifrat përdorimi i pornografisë është në përpjesëtim të zhdrejtë me sportin. Për shembull vizitat nga Shqipëria patën rënë deri 25% gjatë finales së Ligës së Kampionëve, e nëse ndjekim trendin e Italisë me të cilin edhe në këtë sferë si popull ngjajmë së tepërmi, finalja e Euro2016 kishte ndikuar edhe deri 30% në rënien e vizitave.

Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të këtyre ngjarjeve, sportdashësit festojnë me pornografi, diçka që mund të vërehet në ngritjen e trendit të vizitave në tregjet që kishin fituar apo humbur finalet e sporteve amerikane.

Pornografia është një trend global. Një sëmundje s’do të thosha sepse shumë gjërave jo-normale OJQ të caktuara po ju thonë normale. Më mirë ta quajmë një ‘formë argëtimi’. Ngjashëm sikur video-lojërat, sporti, muzika, televizioni, e pse jo edhe ushqimi.

Nuk është çudi (edhe pse do të dyshoja se është më shumë një marifet marketingu) që ‘Fifty Shades Darker’ është filmi më i shitur e shikuar në kinematë tona. Është një pornografi e butë që prek kufijtë e filmit artistik, nëse referohemi tek vazhdimi i parë. Kufijtë negativ mendoj pasi që gjithçka mund të ketë përpos artit në këtë film. Ama kujt po i intereson! Me rëndësi është të ketë marrëdhënie të rriturish, të cilat do të ndiznin atmosferën në karriget qoshe të kinemasë. Në këto pjesë është prova e parë e atyre gjërave që ‘mësojnë’ nga filmi, prova e parë për çiftet të cilat nuk kanë arritur të mësojnë asgjë nga përdorimi i termit kamasutra në ‘Çka ka shpija’.

Derisa ‘Fifty Shades Darker,’ ‘Çka ka shpija,’ kanalet e renditura në fund të listave të ofruesve të shërbimeve TV, e faqja e nënkuptuar më lartë në mesin e shumë faqeve tjerave, mbesin mënyra më e preferuara, ne do të mbesim një popull i mjerë, i fjetur të cilët i kthjellë një makiato, me numrin e të cilave në fund të ditës matin pasurinë financiare, bashkë me pëlqimet e fituara nga një koment ofendues të bërë në kundërshtarin e tyre ideologjik a politik, pëlqime të cilat reflektojnë ngritjen intelektuale.

Një shpresë e vetme mbeten lexuesit. Sipas një sondazhi jo shumë veta kanë lexuar qoftë edhe një libër nga kjo trilogji. Por, erotika e shkruar kërkon aktivizimin e imagjinatës, dhe mbi të gjitha kërkon lexim, diçka të cilën përtojmë ta bëjmë.

Fatkeqësisht janë kësisoj filma që zgjojnë mbresat tek shumica e nesh për të vizituar kinematë. Filma si ‘Fifty Shades’, ‘Fast and Furious’, e ‘Transformers’. Pastaj ankohemi që nuk po ka filma të mirë në ofertë.

Ne mund të mos flasim për këto gjëra, e të përqendrohemi në diçka tjetër. Mirëpo të gjithë e dinë se çfarë vizitoni në internet, a çfarë shikoni në TV (nëse jeni përdorues të IPTV e Dreamboxa-ve sidomos). Mos u shitni engjëj!

p.s. edhe në territoret tona, numri i femrave që përdorin pornografinë është në mesataren globale me 25-30% si vizitore të rregullta

You might also like