Film Videoloja

Pokemon Go edhe në film

pokemon go

Pas çmendurisë që ka sjell si aplikacion për telefona të mençur, Pokemon Go do të provoj të përfitoj nga momenti për tu lansuar edhe në film.

Legendary Pictures, studio pas filmave si Warcraft e Godzilla, është në fazën fillestare për të adaptuar këtë lojë në film artistik.

Skenaristi i Chronicle, Max Landis është ndër të preferuarit e studios për të bërë skenarin, ndërkohë akoma nuk ka ndonjë emër që lidhet me rolin e regjisorit.

Më parë në kinema kishte ardhur filmi Pokemon: The First Movie, derisa prej aplikacioneve për telefona të mençur më parë në film është konvertuar edhe bota e Angry Birds.

Por, gjithçka është herët për një film të bazuar në Pokemon Go që akoma nuk ka një javë që ka debutuar.