Seriale

Pesë seriale për Korrik

Ray-Donovan-3Ray Donovan (12 korrik/Showtime)

Sezoni i tretë e gjen Ray-in në një pozitë krejt ndryshe nga dy sezonet e para. Gjëra të mëdha kanë ndodhur në sezonin e dytë, gjëra që e bëjnë edhe më ngazëlluese pritjen për këtë sezon.

Ka kast të shkëlqyeshëm, dhe pos karaktereve të Liev Schreiber e Jon Voight, vitin e kaluar edhe Abby i Paula Malcomson është futur në lojë.

Nominimet për Emmy kanë pasqyruar më së miri cilësinë e këtij seriali.

Për ata që nuk e kanë parë 24 episode për 12 ditët e para të korrikut janë tamam në kohë për premierën e sezonit të tretë.

 

married-season-2-fxMarried (16 korrik/FX)

Një komedi për anën tjetër të martesës. Nat Faxon e Judy Greer kanë pasur një harmoni të mirë skenike.

Nuk është komedi për të gjithë, sidomos jo për ata që janë mësuar me komeditë romantike të zakonshme. Sjell martesën me të gjitha të ‘këqijat’ dhe kjo është arsyeja pse e shikoj dhe do t’ua rekomandoja të tjerëve. Nejse, nganjëherë e teprojnë pak, ama megjithatë mbeten rreth idesë.

Pres që sezoni i dytë mos të dëshpëroj.

 

Sex-and-Drugs-and-Rock-Rolldenis learySex&Drugs&Rock&Roll (16 korrik/FX) – PREMIERË

Më pëlqen Denis Leary. Dhe si një yll i dështuar rock&rolli do të përshtatej mirë. Prandaj pres të dal një komedi e mirë kjo e krijuar nga vet ai.

Është premierë dhe pa shumë informata paraprake – nuk ka as trailer. Sidoqoftë, do ta provoj, dhe jam pothuajse i sigurt se do të vazhdoj deri në fund, për shkak të besimit që kam në talentin e Learyt.

 

wet-hotWet Hot American Summer (17 korrik/Netflix) – PREMIERË

Nuk më pëlqen ideja e Netflix për ‘binge-watching’. Për atë edhe shpesh refuzoj të shikoj serialet e tyre (përjashto House of Cards).

Wet Hot… ka potencial. Ka emra të mëdhenj si Elizabeth Banks, Bradley Cooper, Jason Schwartzman, Paul Rudd, Molly Shannon, Amy Poehler, etj. Ky kast premton të qeshura, por tema e serialit nuk më jep shumë siguri, për shkak se është një komedi periodike. Mbetet ta shohim

 

welcome-to-sweden-2Welcome to Sweden (19 korrik/NBC)

Ka qenë komedia më e mirë verore e sezonit të kaluar. Të qeshurat janë venitur me kalimin e episodeve, kryesisht për faktin që ndoshta nuk ka një ide të qartë.

Sezoni i dytë ka nisur moti kohë në televizionin suedez. Episodi i parë ka qenë mesatar, derisa episodet e tjera kam mbetur ti shijoj gjatë verës.

Pres emra të njohur në role mysafire – Will Ferrell e Aubrey Plaza kanë qenë vitin e kaluar. Gjithashtu më shumë skena me familjen e Emma-s, pasi janë ai katalizatori i skenave komike.