Filma

Pesë maratona për Ditën e Flamurit

Shumica të premten e kanë pushim për shkak të festës së Ditës së Flamurit. Me borën e parë në pritje, dhe me verën dy muaj larg, pushimi i parafundit për këtë vit është mundësia më e mirë për të kaluar disa orë brenda mureve të dhomës së ngrohte dhe para televizorit. Me futbollin në furinë e tij, filmat dhe serialet janë alternative tjetër e mirë. Për këtë vikend, një maratonë filmi dhe seriali do të ishte tamam për të kaluar kohë të mirë. E disa alternativa të mira janë:

  1. Star Wars 1-6

Me Star Wars 7 vetëm dy javë larg premierës edhe në Kino ABC dhe kinematë regjionale, është koha për tu njohur me njërën nga franshizat më të njohura në botën e kinematografisë. Tri të parat rendore mund të jenë të mërzitshme, por nga katër gjithçka shkon ndryshe. Për të mirë. Besoj që 7shi do të jetë më shumë kah origjinalet, se të fundit.

  1. The Hobbit

Një vit pas përfundimit të serisë origjinale, të tejzgjatur, është koha për të bërë maratonën e parë të duhur të trilogjisë të Tolkien. Për fansat e LOTR, për ata fansat e mëdhenj është diçka që duhet bërë patjetër. Nuk është si LOTR, ama edhe nuk dëshpëron.

  1. Harry Potter

Maratona e Harry Potter është gjithnjë në meny. Për të cituar Pitonin ‘Gjithmonë’!

  1. The Man in High Castle

Tema e këtij seriali është intriguese. Çka sikur Hitleri dhe Gjermania të fitonin Luftën e Dytë Botërore? Si do të dukej Amerika? Si do të dukej Bota? Bazuar në librin me të njëjtin emër, seriali arrin të ofroj një pikëpamje alternative në një botë moderne më ndryshe nga kjo sot.

  1. Fargo

Për të gjithë ata të dëshpëruarit nga sezoni i dytë i ‘True Detective’ vjen ‘Fargo’. Shumica e serialeve shkojnë duke rënë në cilësi në sezonin e dytë, por jo ‘Fargo’. Ndoshta nuk është Billy Bob Thornton, por kjo nuk pengon një sezon fantastik të zgjeruar si në temë, ashtu edhe në karaktere të cilat megjithatë janë të ndërlidhura në mënyrë të çuditshme mes vete. Është koha për të parë shtatë episodet e deri tanishme! Sa më herët që është e mundur!

Urime 28 Nëntori