Filma

Oskarët 2017 – Racizmi (2)

 

Si kurrë më parë, frymëzuar nga fitorja e Trump, racizmi do të jetë temë diskutimi për filma të nominuar për Oskar. Edhe pse kjo ka qenë aktuale edhe në edicionet paraprake, edhe pse filmat që janë këtë vit në garë janë prodhuar shumë kohë para se Trump të fitoj, zgjedhja e tij si president do të jetë një nxitje për të trajtuar në film racizmin dhe tema tjera që shihen si antagoniste për Trump,

‘The Birth of a Nation’ është filmi që trajton në një masë tepër vulgare këtë veti. Ka si temë një kryengritje të popullit skllave kundër supremëve të tyre, por kalon shumë kufij në portretizimin e ngjarjeve, prandaj edhe nuk shihet si diçka të denjë për të konkurruar. Gjasat e tij edhe më shumë lëndohen nga dy filma tjerë me tema më të buta – dashurinë.

Prej këtyre dy filmave ‘Moonlight’ mund të jetë ai fituesi, së paku nga filmat me temë racizmin. Por, kësaj radhe do të shkruaj për ‘Loving’. Filmi trajton një ngjarje tepër bizare në vitet 1950-1960 kur në disa vende në SHBA martesa ndër-racore ka qenë e ndaluar me ligj. Çifti Loving, historia e tyre në të cilën është bazuar edhe filmi bën një revolucion sa i përket kësaj çështjeje. Më shumë nga ky film mund të përfitoj Ruth Nega me aktrimin e saj. Nuk e shoh si konkurrent për tu nominuar. Jo për momentin, por ka gjasa shumë më të mëdha se ‘The Birth of a Nation’. Mos të harrojmë edhe ‘Fences’.

Nga racizmi tek filmat e vizatuar.

‘Storks’ dhe ‘Trolls’ – të dy janë filma bukur të realizuar me kafshë. Nejse tek Trolls nuk dihet kush çka është, por dihet që është film më i mirë se ‘Storks’. Ngjashëm edhe gjasat për Oskar duhet të jenë më të mëdha për tu nominuar edhe pse ka disa filma tjerë që lehtë do ti kalojnë këta. Njëri ndër ta edhe ‘Kubo and the Two Strings’.

Derisa për dy të parët mund ti gjeni recensimet në uebfaqen Maniakat.com, ngjashëm sikur për Loving e The Birth of a Nation, për Kubo and the Two Strings mund ta gjeni pas disa ditëve. Edhe për filmin më të mirë të vitit deri më tani gjatë këtyre ditëve.

Derisa treshja ime favorite për Oskar nuk ndryshon as këtë javë – Moonlight, Manchester by the Sea, e La La Land; Zootopia bie në vendin e dytë para Captain Fantastic në të tretin.