Recensime Filmash

Now You See Me 2 (2016) – Recensim

Jo më i mirë se i pari, por…

Disa gjëra të përkryera janë më së miri kur nuk preken. Kjo thënie duhet të shkoj për të gjithë filmbërësit që provojnë të shtjerrin ngjarjen, temën e filmave duke zgjeruar temën në një seri vazhdimesh të panevojshme.

Derisa ‘Now You See Me 2’ ka kuptim, deri në një masë, vazhdimi i tretë do të ishte humbje kohe. Por, bazuar në ngjarjen që ndodh këtu, tek dyshi, mund të presim edhe nja 4-5 filma tjerë të kësaj franshize. Por, s’ja vlejnë. Edhe ky teprohet në disa raste.

Këtu, ngjarja zhvillohet rreth karakterit të Mark Ruffalos i cili luan njëfarë rol Pitoni të Harry Potter duke mos ditur me cilën anë të tregimit është – me magjistarët që kanë futur në burg karakterin e Morgan Freeman, dhe kanë falimentuar atë të Michael Caine. Ky i fundit, karakteri i tij Arthur Tressler kthehet në skenë bashkë me karaktere të reja të portretizuara nga Daniel Radcliffe e Lizzy Caplan e cila mbush hapësirën e lënë nga mungesa e Isla Fisher. Aty janë edhe boshti i franshizës me Jesse Eisenberg, Dave Franco, dhe kuptohet Woody Harrelson i cili vjen në dozë të dyfishtë!

Aktrimi është në nivel, janë disa ngjarje kur Katërshja i përvishet punës së magjisë e cila natyrisht tejkalon kufijtë e realitetit. Së tepërmi në disa raste. Pra, është sikur shkojnë një hap më tepër se ku do të ishte interesante dhe fascinuese magjia duke na shtyrë edhe neve që të themi: ‘boll ma, mos e teproni.’ Nejse, ky mund të jetë vetëm përfundimi im!

Koklavitje

Është një skenar që komplikohet pa nevojë në raste. Ndoshta sepse ekipi i skenaristëve ka parë të udhës që një tru sa më i lodhur mund të na bëj që magjia dhe trikat të duken interesante. Dikur gjithçka mund të thjeshtësohet, ama kush ka nerva që të pret atë pikë. Filmi zgjatet ndoshta për nja çerek ore më shumë se që duhet, por nuk teprohet në këtë aspekt. Regjia është bukur e ndërtuar.

Tresh

E thashë, koklavitet pa nevojë. Ka mundur të na jap kënaqësi edhe sikur të ishte më i thjeshtë në disa raste dhe të kishte një trajektore të mirë ndërlidhëse. Sidoqoftë, nuk është zhgënjim. Nota personale: 3/5