Filma

Nostalghia (1983) – Propozimi i vikendit

Te pakte janë ata regjisor te cilët e meritojnë plotësisht me u qujt ”Gjeni” e Andrei Tarkovsky ka qene një prej tyre. Ne karrierën e film-bërjes ai ka qene shkaktar i disa prej imazheve me te bukura qe kemi mujt me i pa ndonjëherë ne skenën kinematografike. Ai nuk e ka pare kinematografinë si ”argëtim” mirëpo si një forme arti, e art ne vete është edhe filmi i mëposhtëm te cilin jua propozoj me kqyr.

”Nostalghia” merret me një poet Rus Andrei Gorchakov i cili është ne Itali për te hulumtuar rreth jetës se një kompozitori Rus te shekullit 18 i cili kishte jetuar aty e kishte bere vetëvrasje pasi qe ishte kthyer ne Rusi. Ai është i shoqëruar nga përkthyesja e tij Eugenia, një femër shume e bukur e cila është e tërhequr nga ky. Ne qytet ai takohet me Domenicon i cili vite me pare kishte burgosur familjen e tij për 7 vite me radhe për ta mbrojtur nga fundi i botës. Nostalgjia e poetit për atdheun e tij, mungesa e gruas dhe e fëmijëve te cilet i la pas,ndjenjat e pasigurta për Eugenian dhe Italinë si dhe ndjenjat farefisnore me Domenicon behën te ndërthurura ndjera me tjetren.

Ky ishte filmi i pare i Tarkovskyt i bere jashte Bashkimit Sovjetik (dhe i pari i tij ne një gjuhe tjetër përpos Rusishtes) mirëpo tipik film i Tarkovskyt,i plotësuar me shume imazhe te ujit dhe zjarrit. Si zakonisht në filmat e Tarkovskyt ka shumë ndryshime mes pamjeve me ngjyra dhe zi-e-bardhë (ose Sepia). Këtu, kujtimet e poetit të Rusisë janë paraqitur në pikturë njëngjyrëshe. Filmi përmban muzike nga Ludwig van Beethoven dhe Giuseppe Verdi si dhe këngë popullore Ruse mirëpo Nëntë Simfonitë e Bethowenit luajnë rol kryesor ne film. Autoritetet Sovjetike penguan qe filmi te fitonte Palmën e Arte, fakt ky qe e beri Tarkovskyn te merrte një vendim te prere për te mos punuar me kurrë ne Bashkimin Sovjetik.

Kaltrina Hajrizi