Seriale

Nicole Kidman në Top of the Lake

Nicole Kidman

Aktorja Nicole Kidman do të jetë pjesë e sezonit të dytë të serialit Top of the Lake.

Ajo do të bashkohet me regjisoren e filmit Portrait of a Lady, Jane Campion. Edhe Elisabeth Moss, e sipas zërave të fundit edhe Gwendoline Christie nga Game of Thrones do të jetë pjesë e kastit në sezonin e dytë.

Moss luan detektiven Robin Griffin e cila në sezonin e parë kishte hetuar zhdukjen e një shtatzëne 12 vjeçare. Sezoni i dytë do të nis katër vite pas kësaj ngjarjeje kur një trup shpërlahet në brigjet e Bondi Beach.

Sezoni i dytë pritet të ketë titullin zyrtar Top of the Lake: China Girl.