Nëntori në Netflix
Film Seriale Televizioni

Nëntori në Netflix

OTT shërbimi Netflix vazhdon të sjell përmbajtje të re për të gjithë abonentët edhe në trojet shqipfolëse.

Pas debutimit Stranger Things javën e kaluar, në Netflix vazhdojnë të shfaqen episodet e reja të serive Lucifer, SuperGirl, DC Legends of the Universe, Dynasty, The Blacklist, e The Good Place.

Sezonet e fundit të The Vampire Diaries e Teen Wolf janë tani në dispozicion për të gjithë, bashkë me serinë The Code, e Call My Agent.

Në kategorinë e filmave janë shtuar shumica e titujve të Will Smith. The Pursuit of Happyness, Men in Black, Hancock, e Hitch tani janë në Netflix. Edhe Jim Carrey mund ta shihni në Ace Ventura, e Fun with Dick and Jane.

Nga filmat tjerë të njohur tani në Netflix janë Trainwreck, Swiss Army Man, Maleficent, Steve Jobs, e Pitch Perfect 2.

Tek dokumentarët dhe reality-TV janë shtuar seria e intervistave të Piers Morgan, Killer Women, dhe Treni i Hitlerit.