Seriale

Nathan Fillion vazhdon me Castle

Nathan Fillion

Aktori Nathan Fillion ka mbyllur marrëveshjen për tu kthyer në sezonin e nëntë të serialit Castle.

Megjithatë akoma nuk është e sigurt nëse kanali ABC do të porosit sezonin e nëntë të këtij seriali. Sipas mediave amerikane, me gjasë Castle do të kthehet për sezonin e nëntë të shkurtuar, ngjashëm me stilin e Bones në Fox.

Stana Katic s’do të kthehet për sezonin e nëntë pasi ka ndërprerë bashkëpunimin disa ditë më parë.