Filma

Natalie Dormer me rol të ri

natalie dormer
Derisa Broadbent nga bota e filmave kalon në atë të Westeros, Natalie Dormer duket se ka mbyllur aventurën e saj aty.

Aktorja e njohur nga seriali Game of Thrones, ka siguruar aktin e saj të radhës. Ajo do të jetë pjesë e filmit The Professor and the Madman. Bashkë me Natalie Dormer pjesë e këtij filmi pritet të jenë edhe Sea Penn e Mel Gibson.

Farhad Safinia ka bërë adaptimin e bestsellerit të Simon Winchester. Dormer do të portretizoj rolin e vejushës së njërit prej viktimave të karakterit të Penn.

Safinia do të bëj edhe regjinë, derisa xhirimet pritet të nisin në nëntor. Ndërkohë Natalie Dormer së fundmi ishte pjesë e filmit The Forest, derisa shumë shpejtë vjen me projekte tjera si Patient Zero, Official Secrets, dhe In Darkness.