Filma

Mulholland Dr. (2001)

Mulholland Drive eshte padyshim njeri nder filmat ma te mire misterioz qe eshte bere ndonjehere.David Lynch meriton lavderim per krijimin e nje filmi qe jo vetem ka nje veshtrim te bukur e elegant,kinematografi e aktrim perfekt,nje muzike nga Badalamenti por edhe per faktin se arrin te perfshije shikuesin ne nje menyre qe pak filma kan mundesi per ta bere.Filmi nuk eshte edhe aq alegorik,ku edhe vet Lynch na tregon se filmi ndahet ne tri pjese:Fillimi,mesi dhe fundi.E per ta kuptuar duhet ti kushtojme vemendje secilit detaj,qysh prej fillimit te filmit ende pa dale kreditat.
Me poshte e keni njeren prej analizave ndoshta me te sakta per shpjegimin e filmit e ju qe nuk e keni pa,mos vazhdoni me tutje.
Komploti i pergjithshem :Diane shperngulet ne L.A per nje konkurs te aktrimit.Ne njeren prej provave ajo takohet me Camillan e me te cilen bie ne dashuri.Diane zemerohet dhe xhelozon pasiqe Camilla flen edhe me burra e gra te tjera.E motivuar nga terbimi dhe deshira e saj e madhe per te poseduar,Diane e puneson nje njeri per ta vrare Camillan.Pasi qe ajo pune eshte bere,Diane pushtohet nga vetmia e faji dhe rreshqet ne nje bote te fantazuar.
RENDESIA E FANTAZIZ:Filmi fillimisht fillon me ate qe mund te duket si nje hapje e quditshme per kete lloj trilleri e qe eshte nje gare e vallezimit e viteve te 50-ta e ne te cilen shohim karakterin kryesor Bettyn duke dhene nje shfaqje te mahnitshme.Ne gjithashtu shohim nje qift te moshuar (te cilet mund te jene gjysherit ose prinderit e saj) duke e duartrokitur.
Jo,prisni.Kjo eshte ajo qe shumica e njerzve shohin per here te pare.Ka nje fakt nje tjeter fakt shume te rendesishem qe eshte dhene para kredive e ne te cilen nese shikoni nga afer zbuloni se ne fakt objekti eshte nje jastek,duke zbuluar se ajo qe vijon eshte nje enderr.Aksidenti ne fakt ndodh vetem ne imagjinaten e saj,eshte pra nje justifikim per te qe ta sjelle perseri ne jete te dashuren e saj te vdekur.Ajo e pershkruan te dashuren e saj si zemerbute e te pafajshme,sepse kjo eshte ne fakt qka kjo deshironte te ishte ajo.
Karakteret kryesore qe shihen ne gjysmen e pare te filmit:
BETTY:Diane Selwyn’s personaliteti i imagjinuar,nje portet pozitiv i nje aktoreje aspiruese dhe te suksesshme (e kunderta e Dianes).”BETTY” u zgjodh si emer pasiqe emri i vertete i kamarieres ne winkies eshte Betty ndersa ne versionin ne enderr,emri i kamarieres eshte Diane.
RITTA: personaliteti i imagjinuar i Camilla Rodos,qe nerpermjet endrres se Dianes dhe me ndihmen e nje aksidenti te imagjinuar eshte kthyer ne nje amnesiake.Ne kete menyre e bene ate te prekshme dhe te varur nga dashuria e Dianes.Ajo pastaj vendoset ne shtepine e Bettyt/Dianes dhe e cila e lejon te qendroje aty.
COCO:Ne jeten reale,nena e Adamit.Ne pjesen enderr,gruaja pergjegjese per shtepine apo apartamentin ne te cilen qendron Betty.Ajo eshte kryesisht nje figure e forte me autoritet,siq mund te shihet ne te dy pjeset e filmit.
ADAM:Regjisori.E dime prej pjeses se dyte te filmit se ai fejohet me Camillan ndersa qellimi i tij i vetem per te qene ne gjysmen e pare te filmit eshte vetem per te sherbyer si nje motiv shtese per Bettyn/Diane,pasi qe ajo ndjen nje urrejtje te madhe ndaj tij.
AUNT RUTH:Halla e vertete e Dianes,por ne vend se te jete jashte qytetit ajo ne te vertete eshte e vdekur.Diane,parat e trasheguara nga ajo i perdor qe te paguaje per vrasjen e Camillas.
Z.ROACH:Nje karakter tipik Lynchian.Jo i vertete,shfaqet vetem ne enderren e Dianes.Ai eshte misterioz e njeri me ndikim qe kontrollon zingjirin e ngjarjeve ne enderr vetem nga karriga e tij.
HITMAN:personi qe punesohet per ta vrare Camillan.
Njera prej skenave interesante eshte ajo e dy burrave ne lokalin e qe jane duke biseduar se si njeri prej tyre vazhdimisht e ka nje makth qe perfshin nje njeri te cilin ai i e sheh pas nje muri,jashte lokalit ne te cilin po qendrojne.Pas pak ata dalin jashte,te shoqeruar me nje muzike te shkelqyer e qe perputhet me disponimin e skenes.Kur ata arrin ne ate qoshen,perpara ju del nje lypes,nje karakter me nje fytyre te shemtuar.Ky makth egziston vetem ne enderren e Dianes,ajo e ka pare kete personin ne ate lokal te njejten dite ne te cilen pagoi per vrasjen dhe e vendos ne makthin e atij djaloshit.Endacaki me fytyre te shemtuar gjithashtu mund te nenkuptoje anen e keqe te Dianes.
Cowboy se bashku me xhuxhin perben nje nga personazhet me te quditshme e qe jane gjithmone pjese e filmave te tij.Gjithashtu eshte perdore si nje mjet talljeje per regjisorin pasi qe kur ai takohet ne nje vend te quditshem me te (dritat japin nje indikacion te qarte se eshte enderr).Vini re se kur ai i thote Adamit se ai do te shfaqet nje here ne qofte se bene mire ose dy here ne qofte se bene keq.Gjate gjithe filmit ai shfaqet dy here,duke treguar se ajo qka Diane ka bere eshte e keqe.Ai eshte gjithashtu njeri i cili e zgjon ate per ne realitet e ku menjehere pas kesaj ajo kryen vetvrasje.
Ne jeten reale,prova e Dianes per filmin ishte e keqe ndersa ne enderren e saj ajo jep nje performance te persosur.
Gjithashtu pjese interesante eshte fakti se parate te cilat Diane i ka dhene per ta vrare Camillan gjinden ne qanten e Rittas/Camilas.Kjo eshte pjese e enderres se Dianes,kur e zhbene aktin e saj te tmerrshem dhe efektivisht parate jane dhene mbrapa.
Kutia blu dhe qelesi perfaqesojne kthese te madhe ne film.Ka shume simbolika qe ndodhin ketu:kutia mund te perfaqesoje te ardhmen e Dianes (e qe eshte both) ose mund te jete nje lloj kutie e Pandores.Sido qe te jete ajo eshte e lidhur me vrasjen me ane te qelesit blu dhe e cila eshte e vendosur prane saj pasiqe vrasje ka ndodhur.
Klubi Silencio eshte nje shtese per ti kujtuar me tej shikuesit se ajo qe ai/ajo eshte duke e pare nuk eshte e vertete.Gjithashtu nenkupton se Diane eshte gati te zgjohet ne realitetin e saj e te cilin eshte e pamundur ti shpetoje,qofte edhe ne enderrat e saj.
Gjate skenes trishtuese ne fund kur qifti i vjeter shfaqen perseri,Diane tmerrohet ne ate menyre qe e sheh vetevrasjen si te vetmen zgjidhje qe tju shpetoje britmave dhe ti shmange shqetesimet nga frigat e saj.