Filma

Muaji i Spielbergut

spielberg

 

Spielbergu nga Adil Sylqa

Veren e 2010-es e pata kalu ne ni bujtine me kasolle ne Cape Cod, Massachusets. Prej shume kujtimeve te mira qe kom nga ai vend, njo nder ta osht punetorja e bujtines, Nikki edhe obsesioni i sej me filmin “Jaws”. Nikki per cdo vjet e ka ritual mu mbledh me famije/kusheri edhe me shiku Jaws. Gjate secilit rishikim, entuziazmi i sej nuk humbet, vec rritet.

Kjo shkurte e spjegon Spielbergun. Nese o dikush qe i ka jep relevance termit blockbuster ne Hollivud, atehere keto e ka bo Spielbergu me Jaws. Prej atij momenti Hollivudi i perket Spielbergut. Me ni vizion te qarte se cka i duhet kornizes se filmit hollivudian per mi misheru familjet edhe publikun, Spielbergu me idealizmin e tij i ka bo per veti fillimisht njerezit pastaj edhe kritiken.

Nese kerkojme karaktere te thella apo dilema morale apo filozofike, te ky nuk i gjejme. Nuk osht se kem me gjet as edhe ndoni inovacion artistik. Te Spielbergu gjejme konkluzion, e gjejme qarte te bardhen(kujtojeni vajin tejet sentimental te Shindlerit) edhe te zezen (vrasjen per qefi me snajper te cifuteve nga Amon Goeth – karakteri qe lun Ralph Fiennes ne te njejtin film), nuk len shume hapesine per “te perhimten”, e gjejme ate kenaqesine e rekllamume te kinemase. Shumica e filmave te Spielbergut (Munich si perjashtim i rastit) nisin edhe perfundojne mrenda kinemase. Cdo pytje pergjigjet aty, nuk ka pytje mbas daljes nga kinemaja.

Personalisht, nuk jom ithtar i filmave te tij per faktin qe filmat e tij bohen per me zbavit e jo per me sfidu po ne asni moment nuk bon me ja mohu mjeshterine qe ka per me tregu storie te fuqishme permes imazheve (a nuk dridhem sa here e shohim skenen hapese te Saving Private Ryan), element ky qe perkunder tentativave per me sjell ni fryme te re ne blockbusterin hollivudian (Michael Bay, Zack Snyder) prape e mban Spielbergun si epitom te Hollivudit.

 

Close Encounters of the Third Kind (1977) nga Rinor Kurshumliu

Eshte nje film qe tregon per zbarkimin e alienve ne toke, nje storie ndryshe qe ne vend te konfrontimeve te zakonshme, ne mes te njerezve dhe alienve, na paraqet nje ngjarje paqesore qe ka te bej me kontak dhe jo konflikt.

Roy Neary eshte nje njeri familjar, i cili ka nje takim te rastesishem me UFO-t, pas kesaj ngjarje ai torturohet me disa vizione ne mendjen e tij te vendosura nga alienet. Ai deshperimisht perpiqet per te gjetur pergjigje, dhe ne fund kupton qe fotoja ne koken e tij edhe duke u perpjekur per ti treguar atije se ku te shkoje, me qellim per te deshmuar uljen e gjallesave jashtokesore ne toke.

Spielberg na tregon historine e tij me shume kujdes, ku per gjate 130 minutave filmi te mberthen me misteret e tij, ku asnjehere nuk behet i merzitshem. Regjia, aktrimi, muzika dhe efektet speciale te gjitha meritojn nje note shume te nalt. Per fansat e filmave Sci-fi dhe jo vetem, eshte nje film qe nuk ben te humbet. 10/10

 

Schindler’s List (1993) nga Artan Ramadani

Steven Spielberg, ka qene dhe do mbetet nje nga filmberesit me te shquar dhe me te sukseshem te te gjitha koherave. Regjisor i 28 titujve te famshem, producent i me shume se 100 filmave dhe skenarist i disave, Spielberg e ka ndertuar rrugen e reputacionit te tij prej nje gjeniu filmik, dhe madje eshte shperblyer me qmime te shumta, perfshire ktu 3 qmime akademike. Per shume arsye, Lista e Shindlerit, filmi fitues i qmimit “Filmi me i mire” prapa ne vitin 1993, do mbetet pergjithmone filmi me i mire i tij, filmi i karrieres. Shumica e filmave paraprak te tij, kane qene t’realizuar me menquri, mirepo Lista e Shindlerit eshte realizuar ne menyre mjeshterore. Edhe pse 184 minuta i gjate, si te gjithe filmat e tjere te medhenj, filmi te jep pershtypje qe eshte mjaft i shkurte. Ngjarja zhvillohet gjate luftes se dyte Boterore, dhe tregon historine e Oskar Shindler-it, nje biznismen enigmnatik qe shpetoi jeten e me shume se 1100 qifuteve gjate Holokaustit. Me performance te mrekullueshme te Liam Nesson, Ben Kingsley dhe ne anen tjeter te Ralph Fiennes ne rolin e togerit te pashpirte “Amon Goeth”, filmi pasqyron nje nga kapitujt me te tmerrshem ne historine e njerzimit. Spielberg e realizoi filmin ne stilin bardhe e zi, dhe kjo e beri filmin me pikellues dhe tragjik, por ne gjysmen e filmit, ne turmen e njerzve qe vraponin per t’shpetuar jetet e tyre, ne ekran shfaqet nje vajze e vogel e veshur me rroba te kuqe, qe per tpakten nje moment e terheq vemendjen e gjithe audiences, duke paraqitur keshtu pafajesine e qifuteve qe po masakroheshin, dhe duke e shenderruar ate moment ne skenen me te paharrueshme te filmit dhe ndoshta kinematografise se viteve 90ta. Pa dyshim, nder filmat me te mire te bere ndonjehere.

 

War Horse (2011) nga Kaltrina Hajrizi

Dihet qe Steven Spielberg ka bere filma fantastik si :Schindler List, ET, A.I, Saving Private Ryan e War Horse eshte nje tjeter arritje e madhe ne filmografine e tij.Me kete,ai na tregoi se ende eshte njeri prej me te mireve ne biznes e qe shpresojme te shohim edhe me shume nga ai ne te ardhmen.Ky ndoshta nuk eshte filmi i tij me i mire,por sigurisht qe eshte nje film i mrekullueshem per ta pare. Filmi eshte ne lidhje me nje kale te quajtur Joey dhe nje djale te quajtur Albert,te cilet behen te pandashem nepermjet nje serie fatkeqe te ngjarjeve e qe lufta e pare boterore eshte njera prej tyre.Steven Spielberg nuk deshironte te benje nje film tjeter te njejte me Saving Private Ryan kshtuqe ai zgjodhi War Horse te ishte te ishte nje film lufte por qe prinderit te ishin ne gjendje qe ti merrnin edhe femijet e tyre per ta shikuar dhe tu mesonin atyre diqka ne lidhje me dashurine dhe luften e qe ne kete drejtim ka qene mjaft i sukseshem. Jeremy Irvine jep nje performance shume te perzemert dhe bindese,me te vertet i madhe ne kete film e pjesa tjeter :Emily Watson,Peter Mullan,David Thewlis,Tom Hiddleston e te tjere te gjithe jane te shkelqyer.Megjithate,ylli i filmit mbetet padyshim vet kali i cili ishte i mahnitshem.John Williams me kompozimet e tij te shkelqyera eshte nje arsye tjeter qe duhet ta shikoni filmin e qe nuk do te ju deshperoje asesi.

 

A.I. Artificial Intelligence (2001) nga Kaltrina Hajrizi

Film i bazuar ne nje ide nga Stanley Kubrick mirpo per shkak te vdekjes se tij ne vitin 1999 pergjegjsia per ket projekt nga vet Kubricku iu besua Steven Spielbergut.
Eshte historia e nje djali robot (Haley Joel Osment) i cili deshiron te jete nje djale i vertete ne nje te ardhme te larget ne te cilen njerzit dhe makinat ekzistojne krah per krah.A mundet nje prind ta doje nje femije,edhe ne qofte se ai femije nuk eshte i vertete?Qfare mund te ndodhe ne qofte se ai femije deshiron te jete i vertete?A ka djali robot ndjenja te verteta apo ato jane te programuara?E ne si popull a kemi ndjenja te verteta ose a jane edhe ato te programuara ne kodin tone gjenetik nga shoqeria e nga faktoret e tjere?Pyetje mjafte ingtriguese nga nje film intrigues.
Si nje aktor femije Haley Joel Osment ishte i pakrahasueshem (ndoshta edhe me i miri ndonjehere ) na e deshmoi kete tek filmi The Sixth Sense, e ketu ai na ofron me te miren e tij te mundshme.Ani pse ky ishte roli i tij i fundit si femije dhe pas ketij ai u be nje aktor tjeter (pasojat e pubertetit) se qfare ka per te na ofruar si nje aktor i rritur mbetet per tu pare.Gjithashtu edhe aktoret tjere ne film si:Jude Law e Frances O’Connor kane bere nje pune te shkelqyeshme.
Portretizimi i se ardhmes eshte disi i frikshem mirpo shume interesant e ata te cilet i pelqejne filmat e ketij lloj zhanri dhe filmat te cilet ju bejne te mendojne atehere patjeter shikojeni.

 

Catch Me If You Can (2002) nga Mervan Gashi

Frank Abangale edhe pse 17 vjet punonte si doktor, avokat dhe si bashke pilote ne nje kompani te madhe ajrore. Ai ishte mjeshter i mashtrimit dhe nje falsifikues gjenial. Ne moshen 17 vjecare ai u be hajduti me i sukseshem i bankave ne Amerike. Agjenti i FBI Carl Hanratt (Tom Hanks) vendos si mision kryesor te tij kapjen e Frankut ne menyre qe ta vendose perpara drejtesise por ky mision nuk do te jete aspak i lehte sepse Abangale eshte gjithmone nje hape para tij.

Film i jashtezakonshem nga Steven Spielberg me nje kast aktoresh fantastik ne krye Leonardo Di Caprio, Tom Hanks dhe Christopher Walken.

Padyshim qe ky eshte njeri prej filmav me te rendesishem dhe me i llojllojshem nga Steven Spielberg. Film argetues me nje storje shume interesante. Film i mjafte i mire, me skenar te zgjuar e me karaktere te studiuara dhe te ndertuara ne menyre mjafte kualitative qe interpretohen ne menyre te mrekullueshme nga te gjithe aktoret. Catch Me if You Can eshte nje kombinim mes thrillerit, krimit, e drames i nderthurur mjeshterisht edhe me doza komedie qe e bejne filmin me terheqes dhe atraktiv per gjate gjithe kohes sa shfaqet ne ekran. I realizuar shume mire, me aktrim te nivelit te larte e me muzikal te vecante dhe me nje regji mahnitese nga legjenda Spielberg ky film nuk ofron asgje tjeter perpos kenaqesise dhe argetimit. Ndoshta jo filmi me i mire i Steven Spielberg por padyshim qe prej me te mirve te vitev 2000. Spielberg me kete film konfirmon talentin e tij dhe sigurisht qe mbetet nje pasuri e kinemase amerikane dhe asaj boterore.