Filma

Muaji i Natalie

natalie

Biografia nga Era Krasniqi

Roli i saj i parë në filmin ‘The Proffesional’ (1994) i hapi rrugë suksesit të 12-vjecares Natalie Portman, e cila një vit pas mori pjesë në filmin ‘The Heat’ përkrah aktorit Al Pacino si vajza e tij problematike por edhe magjepëse. Me këta dy filma ajo rrëmbeu vëmendjen e kritikëve dhe zemrën e publikut. Aktiviteti i saj dhe përfshirja në filma si ‘Beautiful Girls’, dhe në muzikalin e Woodi Allen përkrah aktorëve Drew Barrymore dhe Julia Roberts, ishte një fakt se një vajzë shumë e re ishte në rruge për tu bërë yll në kinematografinë amerikane. Por, Natalie u tërhoq nga bota e filmit në vitin 1997 për t’ju bashkuar një trupe më të madhe artistësh… pra preku skenën e Broadway-it. Dy vite pas, pra në vitin 1999 i kthehet xhirimeve të Star Wars ku luan rolin e mbretëreshës Amidala. Por, filmi i cili e bëri edhe më të popullarizuar këtë aktore ishte ‘Closer’ ku dhe u shpërblye me Globin e Artë si aktorja dytësore. Sukseset e saj vazhduan jehonë me filmin e shumë përfolur por edhe të mirëpritur ‘V for Vendetta’, ku edhe aty u shpërblye me cmimin e kritikës në vitin 2006. Shumë projekte,realizime filmike shfaqën anën e butë apo edhe të errët të Portman duke vërtetuar talentin e saj të lindur e cila ishte shumë më shumë se vetëm një vajzë e bukur, dhe intelegjente. Roli i vështirë por edhe ambicioz i saj shfaqi një Natalie tjetër, ku para xhirimeve i hyri një trajnimi rigoroz të vallëzimit, humbi 20 kg për rolin në filmin ‘Black Swan apo ‘Mjellma e zezë’ që rezultoi më kritika pozitive duke e shpërblyer me cmimin më prestigjioz – cmimin Oskar. Ajo ka pranuar se diplomimi në Harvard për psikologji i ka ndihmuar që të hyjë në rol dhe të mishërohet në rolin e saj në ‘Black Swan’.
Karriera e saj është në kulm, dhe ofertat për filma s’kanë të ndalur, ku ndoshta dhe Portman transformohet dhe sukseshëm ja del që të korrë sukses në cdo film. Me këtë tregon se nuk ka rëndësi nga vjen apo kush je,kur ke talent dhe vullnet cdo gjë është e mundshme.

One Comment

Comments are closed.