Filma

Muaji i Leos

Leonardo DiCaprio2-20140818-97

What’s Eating Gilbert Grape (1993) – nga Mervan Gashi

Nje djal i ri Gilbert Grape jeton ne nje qytet te vogel dhe me pergjegjesi shume te medha. Ai duhet te kujdeset per nenen e tij e cila eshte obeze dhe vellaun e tij me te meta psiqike i cili eshte i prirur qe te gjeje telashe.

Film i ngadalshem ne pergjithesi e qe duhet pas durim por gjithesesi qe nuk zhenjen pasi ka nje storje unike, te thelle dhe origjinale. Rrefim prekes dhe emocionues qe tregon per veshtiresite qe ndodhin ne jete dhe si duhet te perballemi me to. Nje drame sentimentale por ne te njejten kohe inspiruese. Film i mrekullueshem qe permban ne vete drame, komedi, dashuri dhe emocione te jetes se perditshme, i realizuar mjafte mire me nje kinematografi te bukur, me kast aktoresh te mrekullueshem dhe me nje regji mahnitese.

Leonardo DiCaprio ne kete film ka qene briliant dhe kete e verteton nominimi i tij i pare per Oscar duke dhene sinjalet e para ne nderitmin e nje karriere te mahnitshme prej nje aktori te madh . DiCaprio ne kete film portretizon ne menyre gjeniale dhe origjinale nje te ri me te meta mentale dhe me problemet e perditshme qe ai perballet. Performanc mahnitese e cila te bene te mendosh qe Leonardo eshte veretete nje i semure psiqik. Ky film vendosi ne pah talentin e madh te Leonardo DiCaprio-s dhe e shnderroi ate ne njerin nga aktoret me te dashur te gjenerates se tij. Nese Leo do ta fitonte cmimin Oscar atehere ky do kishte qene me i merituari.. Nese jo per tjeter gje atehere ky film ja vlen te shikohet vetem per hir te Leonardo DiCaprios.

The Aviator (2004) – nga Rinor Kurshumliu

Nje film i cili na paraqet jeten e miliarderit/producentit te filmave dhe nje pionieri te aviacionit ne Ameriken e viteve 30.

Historia e pionerit te aviacionit Howard Hughes, industrialistin, miliarderin dhe manjatin e filmave te Hollywood-it,i  famshem per romancat me disa nga femrat me te bukura ne bote. Filmi rrefen vitet e jetes se tij nga fundi i vitit 1920 deri 1940 , nje epoke kur Hughes ishte drejtuar per te prodhuar filma ne Hollywood dhe per te provuar fluturimin e aeroplaneve qe i kishte projektuar dhe krijuar.

Leonardo DiCaprio eshte absutulutisht i jashtzakonshem ne kete rol, per mendimin tim ky eshte filmi me i mire i Leo-s, portretizimi i nje njeriu i cili ka çrregullime te trurit dhe sjelljes, eshte i mahnitshem, mendoj se ky eshte filmi ne te cilin Leo meritoj te shperblehet me cmimin Oscar. 10/10

 

Blood Diamond (2006) – nga Bardha Çerkini

Lufta dhe politika e pamëshirshme si në ekran ashtu edhe jashtë tij, disi fitojnë njëfarë kuptimi nën interpretimin e DiCaprio-s në ‘Blood Diamond’.

 

Biografi nga Migjen Toska

Leonardo DiCaprio per mua eshte nje nder aktoret me te mire te ketyre gjenarave te reja. Na ka sjelle performance shume te mira qe kur ishte femije. Pas telenoveles se tije me Oscar nje koment eshte I pashmangshem. Pavarisht se ka realizuar rrolet gjithmone shume mire, asnjeher nuk ka qene ne nivel me te lart se kundeshtaret qe e kan fituar ate cmim. Ne qoftese do zgjedhja nje performance ku do I jepja kete cmim, eshte What’s Eating Gilbert Grape (1993). Leonardo luan rrolin e nje djalosh I vogel dhe simpatik me probleme mendore, pavarsisht moshes shume te re, jep nje performance fenomenale.

One Comment

Comments are closed.