Movie Night. Prishtinë

Komuniteti virtual i grupeve Maniake me plot krenari dhe pa rezerva e pa modesti e them që kanë arritur të ushtrojnë ndikim të madh në shoqëri, varësisht nga natyra e grupit (Filmat, Serialet, Kuzhina, Teknologjia etj). Duke e patur parasysh këtë ndikim, çdo ditë e më shumë aktivitetet tona po i bartim nga bota virtuale në atë reale me organizimin e ngjarjeve (eventeve) shoqërore.

mn1

Së fundmi në fundjavën që e lam pas, në bashkpunim me Izet Çuçulj dhe Tanju Sylejman e kemi mbajtur një mbrëmje #MovieNight, ku në zyret e Shoqërisë kulturoro artistike dhe sportive “Gerçek” është shfaqur filmi “Son of Saul”. Pavarësisht motit me shi dhe temperaturave të ulta, ambienti u bë shumë i këndshëm dhe atmosfera u krijua e tillë saqë për 107min sa zgjati filmi përjetum atë çfarë përjetuan protagonistët në film. Pas përfundimit të filmit me të pranishmit vazhdoi një diskutim i shkurtë mirëpo shumë i frytshëm dhe i këndshëm i cili arriti kulmin si dhe qëllimin e organizimit të kësaj mbrëmje – të shikojmë filma cilësor, të njihemi me njëri-tjetrin, të diskutojmë dhe t’i shkëmbejmë përvojat me njëri-tjetrin etj.

mn2

Deri më tani ky është organizimi i dytë i kësaj natyre, në Vushtrri u pritëm shumë mirë te kalaja e qytetit. Tani në Prishtinë kemi fitu përvoja të mira, kemi arritë kontakte dhe resurse të nevojshme e të mjaftueshme për të mos u ndalur me kaq. Me knaqësi të madhe ju them se nuk do të ndalemi këtu, si dhe nuk do të mjaftohemi vetëm në një qytet.

Kushtrim R. Krasniqi

You might also like