Filma

Movie night. Edicioni i parë

Maratona e shumëpritur dhe shumë e përfolur në grupin Maniakë t’filmave veç ka fillu, ku për herë të parë u organizua në Vushtrri. Bëhet fjalë për organizimet Movie Nights.

Tek kalaja e qytetit të Vushtrrisë na u ofrua objekti nga Drejtoria për Rini dhe Sport (të cilët njëherit i falënderojmë shumë për përkahjen), u bashkuan maniakët dhe maniaket e qytetit për ta shijuar filmin V For Vendetta të drejtuar nga James McTeigue me skenarin e krijuesëve të Matrix-it, The Wachowskis. Filmi i mirë, ambienti i mirë, njerëzit e mirë, edhe organizimi s’ka se qysh me dalë ndryshe përveç se shumë mirë.

Gjithashtu e kemi për borxh t’ju shprehim falënderimin tonë edhe sponzorëve të cilët na e mundësuan organizimin e këtij eventi, ku sponzor kryesor ka qenë komuniteti Hej! nga kompania Ipko të cilët u kujdesën për projektorin, zërimin dhe ofrimin e shërbimit VOD për ta shikuar filmin. Pastaj falenderojmë edhe kompaninë Buqaj që na sollën pije dhe chipsa, si dhe Emona Group të cilët na ngrohën me çaj.

Çka vlen të ceket poashtu është fakti se evente të këtij lloji do t’ketë edhe në të ardhmen, ku kemi bërë një plan afatgjatë që në të gjitha qendrat e qyteteve të Kosovës. Për detaje tjera ju njoftojmë me kohë në grupin tonë dhe tuajin “Maniakë t’filmave“.

Detaje tjera mund t’i shihni edhe në fotot e mëposhtme.